Aktuale
Muharremi tregon sa para i janë paguar deri tash “Bechtel-Enkas” për autostradën “Arbën Xhaferi”
Miliona euro po jepen për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, ku ka kap shumë 600 milionë euro.
E për këtë ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, pati deklaruar që kompanisë ndërtuese Bechtel, do t’i kërkohet të shtyj punimet pas pranverës së 2018-ës, shkak pamundësia për të bërë pagesat, raporton Ndertimi.info.
Por një gjë të tillë nuk e thotë edhe ministri i ri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi. Ai për Ndërtimi.info ka treguar se deri më tani 74.6 për qind e pagesave janë bërë, dhe se tani për tani nuk ka ndonjë telashe rreth pagesave. Rrjedhimisht i bie që afërsisht i janë paguar 447,600,000 euro.
“Diku rreth 74.6 për qind deri tash janë bërë pagesat dhe prej departamentit për financa që kemi marr faktura tjera nuk kanë mbërri. Kështu që punimet vazhdojnë dhe nuk kemi ndonjë problem, apo shqetësim që tash për tash mundemi me thënë. Çka mundet me ndodhë më tutje atëherë do ta shohim. Sigurisht që për vitin 2017-të mjetet që janë paraparë janë cotume, ato rregullisht jemi duke i paguar. Pjesa tjetër e mjeteve që mbetët për 2018-ën me buxhetin e 2018-ës do të parashihen ato dhe sigurisht dinamika do të rritet në mënyrë që punimet të kryhen ashtu si janë paraparë me dinamikë të kontratës”, tha Muharremi.
Tutje ai është shprehur se autostrada nuk do rrezikohet prej mjeteve buxhetore.
Megjithatë, tutje ai tha se qëndron situata me mjetet financiare do të dihet më mirë, në momentin kur do merren faturat e muajit korrik.
“Tash për tash nuk mund të them, nuk kemi një problem të tillë. Në momentin që na paraqitet problemi sigurisht që edhe ju do të jeni të njoftuar. Unë thash edhe në fillim që janë diku rreth 74.6 për qind që janë bërë pagesat. Këto pagesa nuk kanë faktura nuk kanë mbërri ende në departamentin e financave. Në momentin që vijnë faturat e muajit korrik, atëherë mundemi me ditë ku jemi me mjete dhe dinamika e punës a do të vazhdojë ashtu si është paraparë apo do të ketë ndonjë ndryshim. Por tash për tash jemi në rregull”, ka theksuar ministri i Infrastrukturës Hanefi Muahrremi.