Connect with us

Aktuale

Mospajtime rreth Statutit të “Trepçës”

Published

on

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha-Shala, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projekt-Statutin “Trepça SH.A”.

Gjatë shqyrtimit të këtij statuti, në pah dolën mospajtime ndërmjet Sindikatës dhe Bordit të Trepçës. Andaj, komisioni vlerësoi se për shqyrtimin e mëtejmë të këtij Statuti, është i nevojshëm formimi i një grupi punues, i cili do të shqyrtojë dhe harmonizojë qëndrimet e Sindikatës, Bordit të Trepçës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, transmeton kp.

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, Ardian Syla ka thënë se ka pasur shumë debate lidhur me statutin, kryesisht për çështje sociale.

“Ne kemi dorëzuar statutin ashtu siç është paraparë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, dhe tani presim që të kalojë nëpër procedura të mëtutjeshme, të cilat janë deri në miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe kisha dasht me thanë që si kryesues i Bordit Mbikëqyrës të Trepçës, mirëpo edhe mendimi i gjithë anëtarëve të bordit mbikëqyrës është që ky statut të kalojë sa më shpejt në mënyrë që t’i hapet rrugë regjistrimit të ndërmarrjes shoqëri aksionare, ashtu siç është paraparë me ligj, dhe Trepça e re ashtu siç po e quajmë ne, të fillojë me punën”, ka thënë ai.

Syla ka propozuar që të shqyrtohet nen për nen, në mënyrë që të të ketë debat në mes të sindikatës dhe bordit.

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së “Trepçës” ka thënë se bordi nuk ka marrë parasysh shqetësimet e tyre.

“Ky ka qenë shqetësimi jonë definivitisht, që ky draft statut veç është marrë nga bordi copy-paste dhe ju ka kthy prapë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me dy vërejtje, ato dy vërejtje kanë qenë definitivisht të arsyeshme, unë pe arsyetoj që kanë qenë, por prapë ministria e Zhvillimit Ekonmik bashkërisht me Qeverinë ja u ka kthy mbrapa, dhe kryesuesi i Bordit i ka bërë ato përmirësime pa kuorum, me katër veta dhe i ka kthy mbrapsht, që dmth ka bë edhe shkelje ligjore, kryesuesi i bordit. Tan kohën sa kemi pas takime shqetësimet tona nuk janë marrë për bazë kurrë nga bordi i Trepçës, ne jemi aksionarë dhe këta duhet ta dinë që jemi aksionarë, përfaqësojmë interesat tona që i kemi aksione 20 për qind”, ka thënë ai.

Me këtë nuk është pajtuar Sala Berisha Shala, e cila ka shprehur mosbesim se ligji ka ardhur me këto shkelje të përmendura.

“Mua nuk po ma merr mendja që deri në Kuvend ardhja e këtij materiali, këtij dokumenti të rëndësishëm ka ardhë me shkelje ashtu qysh po e përmendni ju, mungesë të kuorumit, e ashtu, besoj që nuk është e mundshme me bë qeveria një gjë të tillë, me pru një dokument të rëndësishëm në kuvend me shkelje procedurale, për ata po të them që analizoje mirë, sigurisht që janë të parapara edhe me ligj për Trepçën se si vendoset kuorumi, se si merren vendimet”, u shpreh ajo.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit, Ibrahim Rexhepi është shprehur se është interes i përgjithshëm që puna të kryhet sa më parë.

“Ka vonesa prej vitit 2016 e deri tash, dhe pikërisht për shkak të këtyre vonesave, qasja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka qenë të formohet një ekip që ka me punu dokumentin, dhe ai të jetë vetëm në funksion, dhe të ja lehtësojë punën bordit. Mund të jetë keq që kjo qasje tash keqinterpretohet, mos të them edhe ka manipulime rreth kësaj pune”, ka thënë ai.

Mirëpo, ndaj kësaj ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Ju keni marrë qeverinë në shtator dhe nuk mundet që me u neglizhu puna dmth 9 muaj, dhe mandej me ardhë me bo presion në parlament që na me e kry për një jave. Absolutisht, dmth draft statuti i Trepçës sot nuk ka shanca me kalu në këtë komision, sepse na kemi vërejtjet tona”, u shpreh Bajrami.

Sala Berisha Shala ka lexuar statutin, duke treguar se selia e kësaj ndërmarrjeje do të jetë në Mitrovicë, duke shtuar se kjo shoqëri mund të ushtrojë aktivitetin si brenda territorit të Kosovës, ashtu edhe jashtë saj.

Për “kohëzgjatjen e pakufizuar të shoqërisë” ka pasur mospajtime në komision, fillimisht u kundërshtua nga deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu. Ky nen pas këtyre mospajtimeve është fshirë. Qeverisë do t’i takojnë 80 për qind të aksioneve, kurse 20 për qind prej tyre, punëtorëve.

Tutje, deputeti Liburn Aliu ka kërkuar qartësi lidhur me pikën e cila flet për asetet e Trepçës jashtë Kosovës.

“Duhet me u definu qartë cili është kapitali themeltar i Trepçës dhe në përputhje me qëllimin e vet të statutit, pra me nenin një, këtu kam propozu të listohen, tash a duhet të listohen këtu brenda nenit, a me aneks, unë nuk e di, por atë mund të diskutojmë, po patjetër që duhet të futen të gjitha, dhe sidomos të kihet parasysh sepse askund s’po përmenden asetet e Trepçës që janë jashtë Kosovës”, tha ai.

Në fillim të mbledhjes është votuar procesverbali nga mbledhja e datës 12 qershor.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending