Aktuale
Mos-repsektimi i Ligjit nga MKRS, zvarrit ndërtimin e Palestrës Sporitve në Rahovec

Nuk është punë që të përfundoj ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit, shkruan Ndërtimi.info
Kjo pasi që Gjykata e Tenderëve pas ankesës që kishte marrë, ka vendosurt që ta kthejë në rivlerësim tenderin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), “Faza e tretë-Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit.
Ankesa në adresën e Organi Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) erdhi nga kompania “Mercom Company” Sh.P.K.
Kjo kompani, si palë e pakënaqur ka deponuar ankesën në OSHP me 14 nëntor të këtij viti kundër dhënies së tenderit, ku si fituese ishte rekomanduar operatori ekonomik “Euro Besi Sh.P.K”-Prishtinë.
Ankuesi kishte pretenduar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me këtë tender ka vepruar në kundërshtim me nenin 6, 7, 13, 56 dhe 60 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Arsyetimi i i MKRS për elminim të kësaj kompanie nga ky aktiviteti i prokurimit, ishte që kompania nuk ka plotësuar ankesin 5, kërkesa për infomacionin shtesë (neni 53), si dhe elementet e sanitarisë”, pjesë e paramasës (oferta financiare).
Paneli shqyrtues, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të pikave pretenduese parashtruesit të ankesës, konstatimeve, analizës konkrete dhe rekomandimeve të ekspertit shqyrtues, deklarimit të palëve në procedurë, diskutimeve dhe shoshitjes së provave në tërësi.
Paneli shqyrtues ka kërkuar nga MKRS që gjatë rivlerësimit të ofertave të vërtetojë dhe të sqarojë se a është ndryshuar dosja e tenderit dhe konkretisht të vërtetohet dhe të sqarohet në detaje se a është ndryshuar sasia e paramasës tek elementet e sasisë, dhe nëse është ndryshuar sasia atëherë të vërtetohet se a janë ruajtur ndryshimet.
Këto vërtetime duhet bërë pasi që Autoritetit Kontraktues po pretendon se verifikimet janë bërë po që nuk janë ruajtur në versionin e gjuhës shqipe, por vetëm në versionin e gjuhës angleze dhe serbe.
Në Komunën e Rahovecit, palestra e sporteve ka filluar të ndërtohet para 10 vjetësh, por nuk ka përfunduar ende.
Punimet e kësaj palestre në nëntor i kishte inspektuar edhe Ministri i tanishëm i MKRS-së, Kujtim Gashi, i cili ka premtuar se në 2018-ën kjo sallë do të jetë në shërbim të qytetarëve të Rahovecit.
“Vizitova sallën e sportit, një objekt ky që ka filluar pothuajse para 9 viteve, i cili mund të them lirisht që në këto vitet e fundit ka pas neglizhim të punimeve. Ne kemi përshpejtuar procedurën dhe jemi në vlerësim të këtij projekti për fazën e fundit dhe besoj se në vitin 2018 kjo sallë do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe të gjitha atyre sportdashësve të cilët do ta shfrytëzojnë këtë objekt sportiv”, u shpreh ministri.
Që nga viti 2008 e deri tani janë kryer dy faza të këtij projekti kapital ku janë investuar rreth një milion e 970 mijë euro. Ndërsa për fazën e fundit, e cila është procedurë, janë të parapara rreth 770 mijë euro.
