Featured
Mos i hidhni më perdet e vjetra, provoni këto ide rimodelimi dhe do mahniteni
Në dizajnimin e brendshëm të shtëpisë, padyshim që rol kryesor luajnë edhe perdet.
Nëpërmjet tyre ne krijojmë një stil dhe një ton të caktuar në dhomë.
Por, me kalimin e kohës edhe syri “ngopet” duke i parë gjithmonë të njëllojta, dhe na shkon në mend për t’i përditësuar ato, pavarësisht se ka një kosto për buxhetin e familjes.
Mos e bëni!
Kjo, pasi do të jetë një dëtyrë tejet e thjeshtë për t’i moderuar ato me pak mund.
Më poshtë keni disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.
Nuk është e nevojshme të mbingarkoni perdet duke përdorur disa pjesë në të njëjtën kohë. Mjafton të përditësohet vetëm një pjesë e caktuar, një zonë e perdes.
Mirë do ishte te rimodeloni pjesën e sipërme të perdes. Mund të shtoni shirita, vija të pëlhurave të kundërta, pajisje në formën e butonave por dhe kopset elegante do të dukeshin bukur.
Në mes të perdes, shtojcat duken interesante. Këtu mund të qendisni ndonjë lule. Apo të shtoni arna të rregullta.