Connect with us

Featured

“Mos e raporto këtë shkelje” – arsyeja që çoi në suspendim inspektorët e ndërtimit në Prizren

Published

on

Prizreni jo pak herë e ka bërë “bërllog” në ndërtim. Shkeljet dikur ishin bërë rutinë që s’çante kokën. Një raport i vitit 2017 i organizatës “EC MA NDRYSHE” citonte në një paragraf një letër të lëshuar nga Drejtoria per Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, i cili kishte përmbajtje shqetësuese.

“Në bazë të evidencës që posedon shërbimi i DUPH ju njoftojmë se ndërtimet të cilat janë duke u zhvilluar kohëve të fundit janë mjaft shqetësuese; ato të cilat kanë leje ndërtimi mbi 80% nuk i janë përmbajtur lejes së ndërtimit ndërsa një numër shumë i madh i ndërtimeve tjera janë pa kurrfarë leje të ndërtimit. Shërbimi i DUPH-së është i shqetësuar sidomos në lokacionet për të cilat disponon me plane rregulluese (Prevallë, Jeni Mëhallë, Lakuriqi, Dardania etj) ndërsa në brendinë e tyre ndërtohet duke mos ju përmbajtur planeve rregulluese”.

Kësaj i shtohet masakra që i është bërë Qendrës Historike të Prizrenit, duke rrënuar shtëpi të shumta për t’i lëshuar vend parkingjeve, hoteleve të reja dhe çka jo tjetër. Të gjitha këto duke shkelur me këmbë mbi ligje dhe norma tjera ligjore.

Brutaliteti i ndërtimit ishte lëshuar pranë hekurudhës në Prizren, ku në vend të trenit kalonin e zbrazeshin kamionët me material ndërtimor. Çështja u bë e madhe dhe INFRAKOS-i e problemizoi këtë gjë, duke çuar në rrënim të disa objekteve, rrugicave dhe aktakuzës për disa ish-drejtor dhe zyrtarë institucional.

Por, marrëzia e ndërtimit të pakontrolluar kishte bërë që disa inspektorë komunalë të mbyllnin sytë. Ndonjëherë ta kthenin kokën e mos të shihnin një objekt pa leje, e anën tjetër disa t’i shihnin por mos të ndërmerrnin asnjë gjë.

Erdhi 29 nëntori i vitit 2018, kur Komisioni Disiplinor i Komunës së Prizrenit suspendoi katër insptkorë ndërtimi për shkak të neglizhencës. Drejtori i Inspektoratit, Islam Thaçi foli për Ndërtimi.info  Ai tha se gjatë raportimit të fundit nga terreni kanë vërejtur se ka pasur shkelje.

“Dhe mos raportimi i duhur, mos inspektim të nivelit në 10 objekte banimi pa leje të pa raportuara  si dhe tre raste për mosveprim. Kështu që si përgjegjës i tyre për nivelin e shkeljeve që kanë bërë nuk kam mundur t’i ndëshkojë në bazë të udhëzimit administrativ për shkelje disiplinore ndaj shërbyesve civil kështu që kam kërkuar që si raste të trajtohen nga Komisioni Disiplinor. Pas seancës dëgjimore Komisioni Disiplinor si masë ka ndërmarr suspendimin në afat të caktuar kohor dhe njëkohësisht me pezullimin e 1/3 e pagës”, ka thënë Thaçi për Ndërtimi.info.

Në këtë gjendje pas këtyre suspendimeve, Komuna e Prizrenit ka mbetur vetëm me dy inspektorë ndërtimi, nga 6 që kishte gjithsej.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending