Connect with us

Featured

Morinën e “breu” që rruga e rrëshqitur në Veternik, ishte gati të asfaltohej

Published

on

Kanë kaluar më shumë se një javë nga rrëshqitja e murit mbrojtës të rrugës së zgjeruar në hyrje të Prishtinës nga Veterniku, si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut. Mirëpo, edhe pse Ministria e Infrastrukturës kishte thënë se do të merren masa, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Rrëshqitja e këtij muri përveç banorëve përreth ka shqetësuar edhe ekspertët e ndërtimi.

Derisa, Ministria e Infrastrukturës fajin për këtë devijim të murit ia adreson fuqisë natyrore, profesori i lëndës së betonit në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Kadri Morina fajin e hedh tek mungesa e profesionalizmit në projektim dhe gjithë procesin e ndërtimit.

Ai, këtë e ka thënë në një intervistë për Ndërtimi.info, duke theksuar se muri ka rrëshqitura kur pothuajse gjithçka ishte gati për asfaltim të rrugës.

“Mua më breu në momentin që kam kaluar aty pari dhe kam vërejtur një rrëshqitje të tillë sepse rruga ka qenë gati për asfaltim, pothuajse gati dhe kur e kam vërejtur atë rrëshqitje më erdhi shumë keq pse me na ndodh. Pikërisht këto janë aty problemet që neve në ndërtimtari komplet po na mundon dhe ajo është se nuk dihet se kush projekton, kush ndërton, kush mbikëqyrë, kush investon e kush revidon. E, arsyeja është se nuk kemi licenca të profesionalistëve në Kosovë”, është shprehur profesori.

Profesori Morina kishte reaguar edhe ditë më parë përmes facebookut, ku kishte thënë se profesionistët duhet t’i marrin parasysh veprimet ekstreme në kunstruksion, derisa kishte publikuar edhe disa foto të murit.

“Në fotot e mëposhtme shihet devijimi dhe rrotullimi i murit mbrojtës te hyrja në Prishtinë-Veternik (punët në ekzekutim). Dështimi është i projektantit, shefit të objektit, mbikqyrësit, inspektorit (apo jetim?). Kjo është pasqyra e ndërtimeve tek ne në Kosovë. Çka do të ndodhë në rast se do të jemi nën ndikimin e tërmetit me intensitet të lartë? Te ne çdo kush projekton, ndërton, mbikqyrë, inspekton. Askush askujt nuk i jep përgjegjësi me arsyetimin se fuqia natyrore e ka bërë të veten, por harrojnë se profesionisti duhet te ketë parasysh gjithnjë veprimet ekstreme në konstruksion qoftë gjatë fazës së ndërtimit apo gjatë fazës së shfrytëzimit”, kishte shkruar profesor Morina.

Ndërkaq, disa ditë pas rrëshqitjes së këtij muri, Ministria e Infrastrukturës kishte thënë se ende nuk dihen konkretisht dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e murit anësor mbrojtës në këtë rrugë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending