Featured
Morina: Askush s’e kontrollon cilësinë e çimentos, betonierat duhen kontrolluar në çdo hap
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/concretepouring.jpg)
Për 10 vitet e fundit, Kosova mori vrull në ndërtime të banesave, ku në fokusin e ndërtimtarëve qenë ndërtimet e larta. E që këto të fundit shpesh-herë po dinë të jenë rrezik për banorët.
Edhe pse gjithë ky hov në ndërtime Kosova nuk po ka një institucion që licencon inxhinierët.
Megjithatë as pika kyçe e një materiali ndërtimit, çimentoja, nuk po kontrollohet nga institucionet shtetërore. Pra, edhe se i një rëndësie të madhe, çimentoja që importohet por edhe që prodhohet në Kosovë nga fabrika “Sharrcem” nuk po kontrollohet nga institucionet e vendit.
Për këtë ka folur edhe profesori i lëndës së “Betonit” në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, Kadri Morina, në një intervistë për Ndërtimi.info.
“Çimento Kosova prodhon në Han të Elezit. Por problemi është se as Sharrcemin, as importi prej Shqipërisë apo prej Shkupit që nuk kontrollohet në mënyrë institucionalë prej Kosovës”, tha Morina.
Profesori Kadriu tregon se “Sharrcemi” merret në analizat dhe rezultat të cilat i bënë vetë, ku ka theksuar se nuk institucione shtetërore që e mbikëqyrin kualitetin e prodhuesit të çimentos.
“Kurse Sharrcemi merret në analizat dhe rezultatet që i bënë vet. Do të thotë ai vetveten e kontrollon dhe kaq përfundon. Nuk ka institucion shtetëror që e mbikëqyr kualitetit e prodhuesit te çimentos apo importuesit të çimentos që vie në Kosovë”, ka theksuar profesor Morina.
Kadriu madje thotë se institucionet shtetërore duhet ta kontrollojnë çdo hap betonierën dhe të shohin çfarë materiali ka në disponim betoniera.
“Po pikërisht përgjegjësia është e inspektorëve të ndërtimit, komunal dhe qendror të cilët duhet ta kontrollojnë çdo hap betonierën. Duhet ta kontrollojnë çfarë materiali ka në disponim betoniera dhe mënyrën e betonimit në vend. Nuk mjafton vetëm një shikim të parë, por duhet të bëhen testet prej inspektorëve të ndërtimit”, përfundoi ai.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)