Aktuale
Momenti i papërsëritshëm arkitekturor i “Utopisë së Betonit” të Jugosllavisë

Prapa muzeut historik të Bosnjës, në Sarajevë ndodhet një kafene që mbanë emrin e Titos. Busti i bronztë i vet Josip Broze Titos gjendet brenda një dhome të kuqe, të zbukuruar me vegla ushtarake të epokës së Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që llambat janë të krijuara nga helmetat e ushtarëve.
Ky vend është mjaft zbavitës edhe pse konsiderohet si një objekt me shije të varfër për tu vendosur në ndërtesën më të mirë dhe më impresionuese të qytetit modernist. Dikur e njohur si Muzeu i Revolucionit, kjo ndërtesë është e përbërë nga një pllakë prej mermeri të verbër që duket se noton mbi një dysheme të lyer me xham. Përfundimi i këtij objekti është bërë në vitin 1963, ndërkohë që projektimi është bërë nga Boris Magas me Edo Smidihen dhe Radovan Horvat, në stilin ndërkombëtar, shkruan The New Yorker, transmeton Ndërtimi.info.
Sot, ndërtesa është larg të qenurit e patrazuar. Fasada e mermerit ngjanë me një buzëqeshje të mbushur me dhëmbë të thyer. Marrë parasysh se ndërtesa zë një vend minoren në ekspozitën e re të muzeut të artit modern “Drejt një utopie konkrete: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980”, mendimi im i parë ishte se ndoshta fuqia e të qenurit në Sarajevë, do të ndikonte që të merrej në konsideratë përfundimisht renovimi i saj. Ky do të ishte një lajm i mirë, por qëllimi kryesor është që modernizmi jugosllav të gjejë vendin e vet në kanunin arkitekturor dhe padyshim që prodhimi i jashtëzakonshëm i Jugosllavisë socialiste e meriton një vend të tillë.
Ekspozita tregon një set fotografish të porositura nga Valentin Jeck. Ajo që mungon duke e parë këtë ekspozitë si stilistikisht në modë është përmbajtja politike.
Jugosllavia ishte një vend i çuditshëm komunist me qendra tregtare, standarde të mira jetese, lehtësi relative udhëtimi dhe komedi britanike në TV. Nuk do të thotë se ishte një utopi – ajo përfundimisht do të shembej nën peshën e kontradiktave të saj dhe ndarjeve etnike endemike – por nuk ishte ajo që shumica e amerikanëve e mendonin si “komunizëm”. Mbijetimi i këtij socializmi në vitet e tetëdhjeta ndoshta kishte të bënte me faktin se u përqafua gjerësish nga njerëzit dhe nuk ishte e imponuar nga sovjetikët, siç ishte kudo në Evropën Lindore, pjesërisht për shkak se partizanë jugosllavë kishin arritur ta çlironin vendin nga nazistët pa shumë nevoja për Ushtrinë e Kuqe.
Kjo arritje ushtarake, që la një milion njerëz të vdekur, është gjithashtu një nga arsyet që arkitektura jugosllave ka filluar të tërheqë vëmendje shumë më të madhe. Në vitin 2013, fotografitë e përmendoreve , kryesisht përkujtimore të luftës kundër fashizmit, filluan të përhapeshin si zjarr tek të gjithë arkitekt-dashësit. Këto monumente abstrakte, të guximshme dhe ekspresive, shumica prej të cilave dikur kishin pikëpamje të fshatit jugosllav, u pritën me sy të hapur, sikur një qytetërim i humbur të kishte dhënë papritmas një gjuhë të re arkitekturore.
