Arkitekturë
Modernisti Alsop ishte një shpirt i lirë i arkitekturës

William Allen Alsop i lindur me 12 dhjetor 1947, ishte arkitekt britanik dhe profesor i arkitekturës në Shkollën e Arkitekturës Canterbury për Artet Kreative.
Ai ishte përgjegjës për disa ndërtesa dalluese dhe kontroverse moderne, të cilat dallohen zakonisht nga përdorimi i ngjyrave të ndezura dhe forma të pazakonta avangarde. Në vitin 2000, Alsop fitoi çmimin Stirling, çmimin më prestigjioz të arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar, për Bibliotekën Peckham në juglindje të Londrës.
Alsop i konsideron si heronjtë e tij arkitektonikë Le Corbusier, Sir John Soane dhe Mies van der Rohe. Para se Alsop të fillojë të punojë në një projekt të ri, ai përdorte pikturën për të pastruar mendjen, për të menduar lirshëm dhe për të krijuar një qasje të papërpunuar të dizajnit. Duke shpjeguar për interesimin e tij në pikturë ai kishe thënë:
“Një nga arsyet për pikturë është se nuk e kontrolloni me të vërtetë atë që po bëni – dhe kjo më intereson shumë. Në vend që të ketë një pikënisje të veçantë, e cila ndoshta në terma arkitektonike do të çonte në një sërë mendimesh logjike që punojnë drejt një projektimi, ju mund të filloni kudo”, ishte shprehur Alsop.
Për të, akti i pikturës së bashku me punën e ngushtë me klientin dhe komunitetin lokal janë përbërësit e domosdoshëm në hartimin dhe arkitekturën urbane.
Në vitin 2004, Alsop botoi një libër të quajtur Supercity, i cili nxiti shumë debate. Ishte subjekt i një dokumentari televiziv Channel 4 dhe një ekspozite në Muzeun Urbis në Mançester. Ky libër përshkroi vizionin e tij për një “Supercity” një qytet futurisitik që shtrihej përgjatë “korridorit” M62 nga Liverpooli në Hull. Ai kishte treguar se si rritja e ndërlidhjes së qyteteve përgjatë këtij korridori po ndryshon konceptet e një “qyteti” dhe si ato mund të zhvillohen për të bashkuar idenë e zonave rurale dhe urbane.
Gjithashtu ai në libër përfshiu një numër idesh arkitekturore të ndërtesave dhe komuniteteve të mundshme në këtë qytet. Edhe pse kishte disa mbështetje politike për idetë e tij, me The Times duke pohuar se ish zëvendëskryeministri britanik John Prescott ishte një mbështetës, Supercity kishte kritikët e saj.
Talentet arkitektonike të Alsop mund të ishin subjekt i polemikave, por ai kishte arritur të krijonte një reputacion dhe një shkallë fame që e bëri atë të quhej ai “numri i tretë në hierarkinë e arkitektëve britanikë pas Lords Rogers dhe Foster”
Alsop kishte thënë se vetëm rreth 10% e dizajneve të tij ishin ndërtuar. Megjithatë, kjo nuk ishte shqetësuese për shkak se ai bënte dizajnimin e ndërtesave edhe kur nuk kishte ndonjë komision apo garë të veçantë në mendje për të konkurruar.
Në prill të vitit 2007, “The Observer” komentoi se qasja e Alsop për arkitekturën mund të definohet gjerësisht nga deklarata e tij: “Më pëlqejnë njerëzit, shpresoj që ta kem treguar këtë.”
