Featured
Mobiljet multifunksionale për një apartament të vogël
Jo të gjithë janë me fat që të jetojnë në shtëpi të bollshme. Por mos e humbisni shpresën, në qoftë se shtëpia juaj ka shumë pak hapësirë: organizimi i arsyeshëm do t’ju ndihmojë për ta bërë një jetë shumë më të rehatshme. Dizajnerët e hapsirave të brendshme ofrojnë një shumëllojshmëri idesh, duke lejuar përdorimin maksimal të hapësirës në apartamentet e vogla.
Mobiljet multifunksionale kanë për qëllim t’ju ndihmojë që të rregulloni hapsirat e brëndshme në shtëpinë tuaja. Stili, funksionaliteti, dhe mbi të gjitha adaptimi në hapësira të vogla, janë karakteristikë kryesore e mobiljeve shumëfunksionale. Ky dizajn multifunksional, është shumë praktik dhe vetëm me disa lëvizje të thjeshta ju mund ta shndërroni në divan, shtrat, tavolinë si dhe dizajne të tjera sipas dëshirës tuaj.
Dizajnerët janë të specializuar për transformimin e mobiljeve, në mënyrë që çdo centimetër i hapësirës së shtëpisë tuaj të jetë i shfrytëzuar në maksimum. Dhoma e gjumit, e ndenjes, kuzhina, janë përdorimet themelore të çdo hapësirë.
Sot, arkitektë dhe projektues janë më shumë se kurrë afër organizimin të këtyre hapësirave dhe hartimin e mobiljeve multifunksionale që do të plotësojnë të gjitha këto nevoja.
Organizimi i hapsirës në dhomën e gjumit shpesh është problematike për apartamentet e vogla. Për shkak të madhësisë së vogël, shpesh është e pamundur për të organizuar një dhomë të veçantë, një krevat sepse vetë mobiljet do të zinin një sipërfaqe të konsiderueshme.
Prandaj, krevatet portative janë një zgjidhje praktike, sepse mund të largohen në pjesë të caktuara të ditës, dhe ndërkohë ju mund ta përdorni zonën për një tjetër qëllim. Ajo mund të shëndërrohet në një divan, në krevate marinari, po ashtu ju mund ta shëndërroni edhe në dhomë ndjenje, në vetëm disa metra katrorë.
Në qoftë se keni nevojë për hapësira pune, mobiljet shumëfunksionale mund të ndryshojnë funksionin e dhomës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për familjet me fëmijë të vegjël, sepse mund të bëhet një zonë lojërash për ta, vetëm në një çast.
Përgatitja e ushqimit është një pjesë integrale e çdo procesi të jetës. Zgjidhja më praktike është gjetur tek kuzhinat mjaft të vogla, me gjatësi prej 120-160 cm që mbyllen si një dollap. Dyert e dollapit gjithashtu kanë gjithashtu një element shtesë për kuzhinën, dhe mund të shërbejnë si një tavolinë ngrënie. Dhe mbani mend, pa marrë parasysh madhësinë e hapsirës, rehatia krijohet nga bashkimi i funksionalitetit dhe bukurisë!