Connect with us

Aktuale

MMPH padit Komunën e Prishtinës për lejet ndërtimore në “Mati 1”

Published

on

Janë rreth 105 leje të ndërtimit të lëshuara nga administrata e ish kryetarit Isa Mustafa dhe e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti në lagjen “Mati 1”, të cilat sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë lëshuar kundërligjshëm. Megjithëkëtë gjykatat ende nuk kanë marrë asnjë masë ndaj ndërtuesve, pasi që të gjithë investitorët që janë pajisur me leje po punojnë.

Plani rregullues i lagjes “Mati1”  i miratuar në vitin 2011 në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është i jashtëligjshëm dhe si i tillë nuk bënë të zbatohet në terren. Andaj të gjitha lejet ndërtimore të dhëna në këtë zonë duhet të anulohen. Kështu ka konsideruar MMPH-ja lidhur me disa ndërtime që kanë nisur kohëve të fundit, por edhe ato të cilat janë bërë pas vitit 2011. Por, në atë zonë po ndodhin ende ndërtime të rrokaqiejve me lejen e Komunës së Prishtinës.

Bajram Kadriu, zyrtar i lartë për komunikim me publikun MMPH ka thënë se Ministria ka ngritur padi për hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pasi që Komuna nuk e ka zbatuar rekomandimet e ministrisë të cilat bien ndesh me ligjin lidhur ndërtimet në lagjen Mati 1.

“MMPH, ka ngritur padi për hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-departamenti për çështje administrative,  datë 17.05.2017, përkitazi me ligjshmërinë e Vendimit Nr.01.Nr.031-1678, datë 20.07.2011, të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ndryshimit dhe Plotësimit të Vendimit të Planit Rregullues të lagjes “Mati 1”, Prishtinë, pasi që MMPH dhe Komisioni i përbashkët MMPH-MAPL, për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve komunale, ka vepruar me kohë lidhur me këtë çështje dhe përkundër kësaj Komuna e Prishtinës, nuk ka zbatuar rekomkandimet e kërkuara nga ajo”, tha Kadriu për lajmi.net.

MMPH-ja që në vitin 2013 ka konsideruar që Plani i plotësuar dhe ndryshuar për lagjen “Mati 1” ishte bërë në kundërshtim më disa dispozita ligjore dhe me Ligjin për Planifkim Hpasionrë, andaj kishte kërkuar që Drejtoria e Urbanizmit të pezullojë lejet dhe Kuvendi Komunal të rregullojë shkeljet.

Por, që nga viti 2012 e deri më sot leje të lëshuara nga administrata e Shpend Ahmetit dhe e Isa Mustafës janë rreth 110 në leje vetëm në lagjen “Mati 1” të cilat kanë të bëjnë më ndermin e objekt shumëbanesor-afarist dhe të cilat janë lëshuar në bazë të Planit Rregullues të reviduar në vitin 2011.  Në vitin 2017 janë lëshuar 7 leje, në vitin 2016, 22 leje, në vitin 2015 janë lëshuar 24 leje, në vitin 2014  janë  lëshuar 11 leje, në vitin 2013 janë leshur 26, dhe në vitin 2012 janë lëshuar 15 leje.

“Me rastin e inspektimit të datës 21.01.2013 nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit me nr .ref 013-INS-RR-17-P-02, i njëjti ka nxjerr vendim me të cilin urdhërorët Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës dhe Kuvendin Komunal, që vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Planit Rregullues Urban “Marti1”, i miratuar nga Kuvendi Komunal me datë 20.07.2011, të anulohet pasi që i njëjti është në kundërshtim me Ligjin NRRR 2003/14 për Planifikim Hapësinorë dhe aktet tjera nënligjore të dala nga ky ligj. Po ashtu, urdhërohet Drejtoria e Urbanizimit që të anulojë të gjitha vendimet e lëshuara për leje ndërtimore në parcelat kadastrale të përfshira në bazë të vendimit të plotësim ndryshimit të këtij plani”, thuhet në një përgjigje për lajmi.net të MMPH-së e që e njëjta i është dhenë edhe banorëve të lagjes “Marti1”, pasi që kanë dashur të dinë nëse punimet që po bëhen në një zonë në Rrugën B janë kundërligjore. Këtë përgjigje ministria ua kishte përcjell edhe një grupi të banorëve të cilët kundërshtoni ndërtimin e disa banesave në Rrugën B.

Ankesa e banorëve kanë të bëjnë lidhur me investimet e kompanisë “Partner-Dervisholli Ing”, kompani e cila është  pajisur me leje të ndërtimit për dy objekte shumë-banesore me datë 2 shkurt 2017, ndonëse, këto dy leje konsiderohen si më të rrezikshme ngase lejet janë lëshuar në brezin e gjelbër që parashihte Plani Rregullues i vitit 2010, ndërsa plani i reviduar i vitit 2011 (i kundërligjshëm për MMPH) e kishte kthyer atë zonë në ndërtimore.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetri  ka deklaruar publikisht që, nëse Plani i lagjes “Mati 1” është i kundërligjshëm do të marrin masa dhe do t’i anulojnë të gjitha lejet e lëshuara. Prej ditës që kryetari i Prishtinës kishte deklaruar kështu, nuk e ka ndërmarrë asnjë hapë, që të paktën të ndërpresë punimet të cilat po ndodhin aktualisht. Megjithëkëtë, ai është pajtuar që këtë çështje ta zgjidh gjykata.

Aktuale

Dëshmon Haradinaj në rastin e njohur si 53-milionëshi

Published

on

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të dëshmojë në rastin e njohur si 53-milionëshi, në të cilin është i akuzuar bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj dhe të tjerë.

Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri. Haradinaj, është dëshmitar i propozuar nga mbrojtja.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit për mosrespektim të urdhrit të ndërtimit në Lagjen Bregu i Diellit

Published

on

Inspektorati i Kryeqytetit njofton gjithë opinionin se ka zhvilluar procedurat inspektuese lidhur me rastin e publikuar nëpër disa medie dhe rrjete sociale që ndërlidhet me sanimin- rinovimin e një Pullazi – Kulmi në lagjen “Bregu I Diellit” i cili ishte i dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj gjendjen përkatësisht pjesët e dëmtuar nga zjarri duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme ndërkaq për mosrespektim të urdhrit të inspektoratit të ndërtimit i njëjti me dt.18.09.2023 me procesverbal ka urdhëruar palën që kulmin të kthej në gjendjen e mëparshme dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për shkeljet e gjetura.

Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Trending