Aktuale
MMPH me aksion për largimin e objekteve montazhë në Prevallë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nisur aksionin për largimin e disa objekteve montazhë në Prevallë.
Sipas vendimit të MMPH-së parashihet largimin i 14 objekteve që përfshijnë kamp shtëpiza dhe kiosqe.
Kjo ministri iu ka dërguar një kërkesë më datën 22 gusht banorëve për t’i larguar vetë, por nuk është zbatuar nga ata.
Banorët e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit.
Sipas MMPH-së arsyeja e largimit të këtyre objekteve është se vendosja e tyre nuk ishte e bazuar me planin rregullues dhe po i japin pamje të keqe Prevallës.
Disa prej tyre janë larguar ditën e sotme, kurse aksioni pritet të vazhdojë edhe nesër.
Për opinionin publik u bë e ditur se Prokuroria e Speciale e Kosovës ka ngritur akakuzë ndaj pesë personave për shkak të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas Prokurorisë, këta duke qenë zyrtarë të Komunës së Prizrenit kanë punuar në interesat e personave që kanë pasur objekte pa leje në atë zonë, nuk kanë kryer inspektimet dhe me dashje nuk e kanë urdhëruar pezullimin e punëve.
Në këtë mënyrë ata nuk e kanë përfilluar Planin e Përkohshëm Rregullues Urban të vitit 2013 për atë zonë, kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me vendim e ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në zonën e Prevallës.
Ashtu që për 7 vite me radhë kanë lejuar ndërtimin e qindra objekteve pa leje ndërtimi duke reaguar vetëm në disa prej tyre.