Ndërtim
Misteri i piramidave të Egjiptit zgjidhet, ja si janë ndërtuar [foto]

Me vite të tëra historianë dhe arkeologët janë munduar të gjejnë përgjigjën se si shoqëria nga epoka e bronzit, kohë kjo e cila nuk ka qenë teknikisht e zhvilluar, arriti të lëvizë blloqe të mëdha të gurit gëlqeror dhe granitit nga të cilat u ndërtuan piramidat në Giza.
Më në fund u kuptua se si kanë mundur të i bartin gurët e rënd 2,5 ton me kilometra, edhe atë 2600 vjet para Krishtit.
Një zbulim i fundit i mbishkrimeve mbi papirusin e lashtë, anijet prej druri dhe gjeniun e kanaleve të ujit ka ndezur një dritë të re mbi infrastrukturën imponuese të krijuar nga ndërtuesit e Gizës.
Në një copë papirusi i cili u gjet në portin e Wadi al-Jarf, i shkruar personalisht nga Merrer, udhëheqësi i një ekipi prej 40 ndërtuesve të ndërtimeve elite, përshkruan në detaje se 170,000 tonë blloqe të rënda gëlqerore u transportuan në Nil të Gizës, transmeton gazetametro.net

Optimized by JPEGmini 3.14.2.84235 0x96f93a33
Punëtorët do t’i vënin blloqet në anijen e drurit, të cilat ishin të lidhura me litarë dhe pastaj anijet do të lundronin në portin e brendshëm, i cili ishte vetëm disa kilometra larg nga piramida. Punëtorët në fakt janë drejtuar për nga lumin Nil përmes kanalit.

Optimized by JPEGmini 3.14.2.84235 0x32267fb4
Edhe pse që shumë kohë dihet se blloqet e granitit që janë ndërtuar piramidat, janë bartur nga Asvana, 855 metra në jugë të Giza, ndërsa blloqet e gurit gëlqeror nga Ture, tetë kilometra më larg, mirëpo arkeologët nuk mund të binin dakord se si saktësisht materiali i ndërtimit ishte transportuar.
Gjurme të kanale kanë mbetur në pjesën e poshtme të pluhurit në Giza, si dhe pishina kryesore në të cilën janë bërë dërgesat kryesore.
Në këtë projekt kanë marrë pjesë me mija njerëz.
