Connect with us

Aktuale

Miratohet vendimi për ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza në Gjilan

Published

on

Vendimmarrësit e Gjilanit i kanë hapur sot rrugë një projekti shumë të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e kësaj komune, por edhe më gjerë, duke miratuar vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik në një hapësirë prej mbi 7 hektarësh, në afërsi të fshatit Uglar, për nevoja të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, një investim ky i Qeverisë së Kosovës, Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) si dhe Bankës Investuese Evropiane (BIE), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Siç dihet sistemimi dhe trajtimi i ujërave të zeza paraqet një sfidë për shtetin e Kosovës, për shkak se kërkohen investime milionëshe për të zgjidhur këtë problem jo vetëm ambiental, po edhe shëndetësor. Vendimi është mbështetur edhe nga opozita”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se kuvendarët kanë pasur dallime të mëdha në disa pika të tjera, sidomos te rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste, vendimi për caktimin e lokacionit për dy zyra të gjendjes civile si dhe vendimi për krijimin e të drejtës së ndërtimit në pjesët e ngastrave kadastrale nr.3671-0 dhe 3672-0, pronë komunale.

Me shumicë votash është vendosur që rregullorja për orarin e punës të subjekteve afariste të shtyhet për ndonjë seancë tjetër, ndërsa vendimi për zyrat e ofiqarisë u procedua vetëm për lokacionin në lagjen “Arbëria”.

Pavarësisht se vendimi që kishte të bënte me lokacionin për ndërtimin e zyrës së gjendjes civile në një kënd të oborrit të shkollës “Selami Hallaqi”, ku siç ka thënë Avdyl Aliu (LDK) tani ofrohet si zgjidhje edhe aneksi i shkollës, kjo pikë u kundërshtua rreptë nga opozita, veçmas nga LVV, e cila nëpërmjet këshilltares Arijeta Rexhepi, ka thënë se projekti nuk e ka përkrahjen as të këshillit drejtues të shkollës dhe as të këshillit të prindërve.

Drejtori i Administratës, Bardhyl Syla, ka thënë se kundërshtimi nuk vjen prej qytetarëve, sepse ata mirëpresin kurdoherë ofrimin e shërbimeve më pranë vendit ku jetojnë, por reagimi është nxitur nga grupe të caktuara. Edhe shkolla, edhe zyra e gjendjes civile ofrojnë shërbime për qytetarë.

Po ashtu kuvendarët e Gjilanit, në seancën e sotme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, kanë miratuar rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, marrëveshjen e binjakëzimit të Gjilanit me Beratin, emërtimin e QMF në Zhegër me emrin “Fazli Ramadani”, bartjen e shumës prej 10 mijë euro nga gala mbrëmja, në fondin për studentë, vendimin për ndarjen e 75 bursave për studentë të dalluar të kësaj komune, vendimin për krijimin e të drejtës së ndërtimit në pjesët e ngastrave kadastrale nr.3671-0 dhe 3672-0, prona komunale, sikurse edhe vendimin për themelimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronave paluajtshme të komunës si dhe vendimin për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.

Njëherësh, Kuvendi është informuar nga Drejtoria për Urbanizëm rreth vendimit për miratimin e planit rregullues urban në ish-kampin “Montith” në Gjilan, që ka qenë kërkesë e pronarëve të tokave në këtë hapësirë.

Bekim Bajrami, drejtor i Urbanizimit, ka thënë se procesi ka qenë publik dhe është bërë në bashkëpunim me pronarët e tokave.

Refik Hasani, përfaqësues i pronarëve, tha se kërkesa e tyre është që Komuna të përshpejtojë procedurat për zbatimin e planit rregullues, që nënkupton hapjen dhe trasimin e rrugëve, në mënyrë që atyre t`iu mundësohet shfrytëzimi i pronave në ish-kampin “Montith”.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka premtuar se vendimmarrësit do t`i kërkojnë ekzekutivit që t`i përshpejtojë procedurat e shpronësimit në këtë zonë, në përputhje me ligjin dhe planin rregullues.

“Si Kuvend Komunal do t`i kërkojmë ekzekutivit që t`i përshpejtojë procedurat e shpronësimit në këtë zonë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t`i realizojnë të drejtat e tyre në pronat e veta, ashtu siç e parasheh plani rregullues ”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Kjo i përket rregullores për taksa, ku ndryshimet e propozuara te administrata, shërbimet publike, urbanizmi, kadastra si dhe te biblioteka e qytetit, i kanë arsyetuar drejtorët Bardhyl Syla, Naser Korqa, Bekim Bajrami, Sadudin Berisha e Shpresa Hajdari dhe pas një debati gjithëpërfshirës, ku ma propozime konkrete janë përfshirë Riza Abdyli, Gentrit Murseli, Nevzad Isufi, Shefik Surdulli, Enver Hajrullahu, Arijeta Rexhepi, Avdyl Aliu dhe të tjerë, Kuvendi ka votuar për rritjen e tarifave për banka, institucione mirko financiare, hotele, motele, noter, avokatë dhe përmbarues, ndërkaq i ka ulur tarifat për kompani të kontrollimeve teknike, pika të karburanteve në fshatra, si dhe për hyrje të automjeteve transportuese në qytet, ndërkaq i ka hequr krejtësisht tarifat për objekte bujqësore si dhe për tezgat që shesin libra.

Debat ka ngjallur edhe rregullorja për orarin e punës së subjekteve afariste, ndonëse në fund u vendos që kjo pikë të shtyhet. Kundër shtyrjes ka qenë Festa Shabani, këshilltare e pavarur, duke thënë se ky është ndër propozim-vendimet më të mira të Kuvendit Komunal dhe që pritet me padurim nga punëtorët, të cilët, për fat të keq, ende trajtohen si skllevër në vendet e punës.

Rregullorja për orarin e punës parasheh disa ndryshime, të cilat kanë të bëjnë me ditën e diel dhe ditët e festave zyrtare, kur pos furrtarëve, salloneve të ondulimit, floktarëve dhe pikave të shitjes të shtypit ditor, nuk do të punojnë vetëshërbimet, supermarketet, shitoret tregtare ushqimore, shitoret tregtare të tekstilit, shitoret e lëkurë këpucëve, të teknikës së bardhë dhe veprimtarive tjera jo ushqimore, gjellëtoret, qebaptoret dhe autolarjet dhe as kompanitë ndërtimore.

Njëherësh, është miratuar edhe vendimi për dhënien e të drejtës së ndërtimit të objektit kolektiv P+9, sipas planit zhvillimor urban “Qendra 1”, në dy parcela komunale, në sipërfaqe të përgjithshme prej 98 m/2. Arsyetimet i kanë dhënë drejtorët Sadudin Berisha e Bekim Bajrami.

Njëherësh, kuvendarët Avdyl Aliu, Nevzad Isufi, Riza Abdyli, Enver Hajrullahu, Xhelal Hajrullahu, Ibish Ibishi, Bujar Nevzati, Shefik Surdulli, Nehat Osmani, Gentrit Murseli, Fesat Shabani, Arta Nuhiu, Arbëreshë Hyseni dhe të tjerë, kanë shtruar pyetje rreth themelimit të këshillave lokalë si dhe përfaqësimit gjinor në këta trupa, arsimit, infrastrukturës rrugore, mjekëve të papunë, ndërtimit të disa urave në Grykën e Karadakut, ujërat atmosferikë në Zhegër, ndotjen e mjedisit, vendosjen e panos së dëshmorit Agim Ramadani në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, duke e cilësuar si veprim jo të duhur, rreth punimeve në shtëpinë e kulturës në Përlepnicë, nismën private për shtëpinë muze të heroit Zija Shemsiu, pastaj zbatimit të ligjit kundër duhanit në zyrat e Komunës, anashkalimin që po i bëhet organizimit të panairit të librit, nevojën për zgjatjen e orarit të punës në bibliotekën e qytetit si dhe pasurimin e fondit të librave, vonesat në kompensimin e pronarëve të rrugës qarkore dhe të tjera.

Shumica e këtyre kanë ngritur shqetësime rreth gabimeve që janë bërë në emërtimin e rrugëve, duke kërkuar korrigjime.

Sa i përket emërtimit të rrugëve, proces ky që tani po realizohet në pjesën teknike, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, i ka quajtur të drejta shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve, duke thënë se duhet gjetur një mundësi që gabimet të korrigjohen.

“Sa i përket shqetësimeve të qytetarëve rreth emërtimeve të rrugëve, ku kemi mjaft ankesa, pajtohem se gabimet duhet të korrigjohen, duke gjetur mundësi që me këtë punë të merret Kuvendi”, ka thënë Ismajli.

Ndërkaq, sa i përket shtëpisë muze të Zija Shemsiut, nënkryetari Ismajli ka thënë se ai nuk e ka informatë për këtë nismë, por ka shprehur gatishmërinë e Komunës për të ndihmuar një projekt të tillë, nëse kjo u kërkohet.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending