Aktuale
Miratohet varianti i trasesë së re për rrugën Kijevë-Zahaq [dok]

Pas shumë diskutimeve është arritur që të vendoset se kah do t’i bie traseja e rrugës Kijevë-Zahaq. Pas shqyrtimit të varianteve të propozuara, Minsitria e Infrastrukturës ka aprovuar variantin e trasesë së re Kijevë-Zahaq, kështu ka bërë të ditur për Ndërtimi.info shefi i Kabinetit të Minitrisë së Infrastrukturës, Argjend Zejnaj.
Ky projekt ishte kundërshtuar nga banorët dhe bizneset e asaj ane. Megjithatë, në bazë të dinamikës së planifikuar, punimet në segmentin rrugor Kijevë-Zahaq, Zejnaj thotë se pritet të fillojnë në pranverën e këtij viti.
“Ministria e Infrastrukturës, pas shqyrtimit të variantave të propozuara ka aprovuar variantën e trasësë së re nga Kijeva – Zahaq, si variantin më të favorshëm, sipas së cilës duhet të punohet projekti kryesor me të gjitha elboratet përcjellëse”, tregon Zejnaj.
Gjithashtu, ai ka treguar se pas miratimit të variantit është duke vazhduar me punimin e projektit zbatues për këtë segment rrugor, si dhe është duke u negociuar marrëveshja e kredisë me EIB dhe EBRD-në.
“Pas miratimit të variantit është duke vazhduar me punimin e projektit zbatues për këtë segment rrugor, ku tashmë është aprovuar Projekti Preleminar nga Kijeva – Zahaq (32 km), i përgatitur nga ana e Kompanisë Konsulente dhe është është duke u negociuar Marrëveshja e Kredisë me EIB dhe EBRD-në”, sqaroi ai.
Sipas një dokumenti të BERZH-it (EBRD) në të cilin ka pasur qasje Ndertimi.info, përmenden të gjitha vendbanimet që preken nga autostrada.
Përgjatë rrugës automobilistike të Projektet gjendet 13 vendbanime: Dollc, Zajm dhe Drenoc (të ndarë në dysh) dhe Drsnik, Jabllanicë, Kliçinë, Leshan, Lugagji, Gllaviqicë, Ramun dhe Zahaq. Linja gjithashtu kalon në pjesën veriore të fshatrave Pjetërq i Epërm, Pjetërq i Poshtëm, duke lënë një numër të madh të pronave të pakyçura me pjesën tjetër të vendbanimeve.
Tutje Zejnaj ka shpjeguar se vlerësimi i varianteve të trasesë është është kryer përmes metodës s ëmulti kritereve.
“Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me WBIF (Western Balkan Investment Framework) dhe BERZH- është ka përfunduar Plotësimin e Studimit te Fizibilitetit dhe Ndikimit Mjedisor për segmentin Kijevë – Zahaq (30 Km).Si pjesë e këtij Studimi, Kompania Konsulente duke vleresuar kriteret teknike dhe mjedisore , ka dorezuar dy variantet per trasenë nga Kijeva – Zahaq. Vlerësimi i varianteve të trasesë së është kryer përmes metodës së multi kritereve dhe Kompania Konsulente duke vlerësuar të gjitha aspektet teknike dhe mjedisore ka përgatitur Raportin përmbledhës me rekomandim përt Variantin e Trasesë së Re të projektit të zgjerimit nga Kijeva – Zahaq”, thuhet tutje në një deklaratë të Zenajt dhënë Ndërtimi.info
Ndryshe, për ndërtimin e rrugës që do të lidhë Kijevën e Malishevës me Zahaqin e Pejës,në dhjetor të 2017-ës, Ministri i Financave Bedri Hamza, nënshkroi marrëveshjen për hua të 71 milionë eurove me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Që rruga të ndërtohej në një trase tjetër dhe jo në rrugën e vjetër që ishte premtuar përgjatë 10 viteve, e kishin kundërshtuar banorët dhe bizneset e kësaj ane. Këtë paknaqësi ata e kishin shprehur në një debat që kishin mbajtur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Ministria e Infrastrukturës në Pejë, për të prezantuar projektin.
Edhe pse Janis Bekaris, inixhinieri i një firme të huaj projhektuese kishte insistuar se kjo rrugë promovon rritje ekonomike si edhe lidhje midis vendeve dhe do të mundësojë lidhjen e Prishtinës me Pejën dhe Malin e Zi.
Mundësia e ndërtimit të drejtimit të rrugës magjistrale Prishtinë -Pejë, ka shqetësuar banorët e katër fshatrave Burim, Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë, projekt ky i cili sipas banorëve, do t’ua vendoste çelësin rreth 80 bizneseve, si dhe shumë punëtorë do të mbeteshin pa punë.
Siç raportoi ktv ditë më parë, banorët sipas banorëve, rruga po zhvendoset për shkak të interesave të personave të caktuar që udhëheqin me shtetin.
Në këto zona ka nisur edhe nënshkrimi i një peticioni kundër ndryshimit të trasesë, të cilin e kanë adresuar te Ministria e Infrastrukturës, si dhe te Avokati i Popullit.
