Connect with us

Aktuale

Minnette de Silva: Arkitektja briliante që u harrua nga historia

Published

on

Minnette de Silva ishte arkitekte e njohur ndërkombëtarisht, e konsideruar si pioniere e stilit modern arkitektonik në Sri Lanka të Azisë, e njëherish edhe anëtare e Institutit të Arkitektëve Sri Lanka.

De Silva ishte gruaja e parë nga Sri Lanka që u shkollua si arkitekte dhe gruaja e parë aziatike që u zgjodh bashkëpunëtore e Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë (RIBA), në vitin 1948.

Përkundër shumë kontradiktave, pionieria e modernizmit në Sri Lanka, gjatë vitit 1940 u bë një nga arkitektet më të njohura femra në botë. Por pse projektet e saj nuk festohen sot?

Shtëpia e projektuar nga Minnette de Silva e njohur si “Alfred House Gardens”, gjendet në një rrugë me gjethe në Colombo të Sri Lankës dhe është e mbuluar nga tymi i rrugës Galle, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.

Të ngritura në kolona ‘strehimet’ brenda shtëpisë me mur gëlqeror, përmbajnë forma të gjetheve në dyert e mëdha prej hekuri. Tek dyert gjenden edhe pemë të mëdha të cilat pothujse errësojnë plotësisht shtëpinë, e cila u ndërtua për miqtë e afërt të De Silvas, Pierises-ët, në vitin 1952.

Përbrenda shtëpisë ka edhe shumë gjurmë karakteristike të arkitektës së njohur; si në dhomat unike të katit të parë e të dytë, ashtu edhe në sallone e në kuzhinë. Oborret e hapura me veranda të gjalla e përplot pemë, hapësirat për argëtim që dikur përdoreshin si parkingje dhe kopshtet e gjera, ishin disa nga karakteristikat tjera të kësaj shtëpie.

“Dhomat e gjumit ishin një dhomë e madhe e ndarë nga dollapët prej druri. Ajri rrjedhte lirshëm përgjatë tërë hapësirës. Si fëmijë, ne flisnim me njëri-tjetrin mbi ‘muret’ e dhomave” , tregon në një prononcim djali i pronarit origjinal të kësaj shtëpie, nga famlija Pieris, Prianga Pieris.

Motra e tij, Malkanthi Perera, e cila jeton pranë tij u shpreh se shtëpia kishte një ndjenjë të mrekullueshme dhe se arkitektja përdori hapësirën në mënyrë shumë të dobishme.

Vajza e një politikani të njohur e njëherish edhe mikja e ngushtë e gjigantit arkitekturor Le Corbusier, Minnette de Silva ishte arkitektja e parë moderniste e Sri Lankës dhe gruaja e parë aziatike që u bë bashkëpunëtore e Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë, (RIBA)

De Silva e ndoqi ëndrrën për profesionin e zgjedhur pavarësisht kundërshtimit të babait të saj, duke shkuar së pari në Mumbai dhe më pas në Londër për të studiuar.

Ajo shfrytëzoi pamjen e saj ekzotike dhe pozicionin unik në AA (Architectural Association) për t’u nisur drejt njëshoqërie elitare. Brenda pak kohe u bë “Ajo Vajza” që në vitet e dyzeta flirtonte jo vetëm me Le Corbusier, por edhe me Henri Cartier-Bresson, Picasson dhe Laurence Olivier.  Ajo nuk u martua kurrë, duke treguar më vonë se besonte që  burrat ishin të mirë vetëm për t’ia mbajtur çantat dikujt.

Pas Sri Lanka u pavarësua në vitin 1948, De Silva u kthye dhe krijoi një studio në shtëpinë e saj familjare në St George- njëra nga të vetmet dy gra në atëbotë, që vendosi praktikën arkitekturore në emër të saj.

Prej andej ajo filloi projektimin dhe ndërtimin e gjithçkaje, nga shtëpizat deri tek vilat. Qëllimi i saj  ishte të zhvillonte arkitekturën moderniste në harmoni me peizazhin dhe zejtarinë tradicionale.

Edhe pse e lindur në një familje të pasur dhe një anëtare e pamohueshme e elitës globale, ajo ishte e shqetësuar me më shumë se thjesht ndërtimin e shtëpive për miqtë e saj.

Përpjekja e saj për të bashkuar traditat artizanale me ndërtesat e saj moderniste siguroi që shpesh artizanët e varfër mund të fitonin një jetesë më të mirë nga puna e tyre.

Në vitin 1950  punoi për skemën e zhvillimit të strehimit për nëpunësit publikë në Kandy, qyteti i dytë më i madh i ishullit. Skema ishte inovative: De Silva u konsultua gjerësisht me banorët për të gjetur mënyrën se si donin të jetonin – informacionin që e mori e përdori për të hartuar lloje të ndryshme të strehimeve, disa prej të cilave ishin ndërtuar nga vetë pronarët e shtëpive.

Ajo eksperimentoi me metoda indigjene të tilla si gërmadhat dhe inkorporoi teknologjinë e dheut – një proces i përdorur gjerësisht për eko-shtëpitë e sotme – proces të cilin e përdori edhe për shtëpinë Fernando, të ndërtuar për zonjën CF Fernando.

E vendosur jug të Colomboas, shtëpia Fernando ishte produkt i hulumtimit të saj në ndërtime me kosto efektive.

Në një artikull të vitit 1955, De Silva shkroi: “Ne duhet të riorientojmë idetë tona për të jetuar në qytete të mbingarkuara si Colombo, ku nuk kemi hektarë të gjerë me pyje e salla me hapësira të gjera”, ishte shprehur ajo.

Shtëpia e Fernando është një kub kompakt, që në mes ka një shkallë qëndrore dhe veranda përreth dhe freskues të ajrit, të vendosur në hapësira të ndryshme të shtpëisë,  përshtatur për një qytet ku temperaturat rregullisht kalojnë 30 gradë celsius.

“Ajo ishte një zonjë shumë e bukur dhe inteligjente. Ajo kishte sjellur shumë risi në ndërtim duke u përpjekur të krijojë projekte me çmime të ulta. Ishte shumë bashkëpunuese”, ka thënë Fernando, i cili ende jeton në atë  shtëpi.

Kontributi i da Silvës në arkitekturë është pranuar me voneesë. Idetë e saj shpesh u kontestuan nga klientet dhe kontraktuesit e saj, për shkak se ishte shumë e pazakontë të shihej një grua duke punuar në atë profesion. Për dizajnin e saj për shtëpinë e Pierisit, ajo u detyrua që projektin e saj ta miratoi fillimisht një inxhiner në Londër, para se konraktuesi të pranonte që De Silva ta ndërtonte atë..

Këto pengesa ashpërsuan sjelljen e saj derisa një ditë u shpreh;  “Unë u shkarkova sepse jam një grua. Unë kurrë nuk u morra seriozisht për punën time” ishte shprehur ajo asokohe.

Në vitin 1996, Instituti i Arkitektëve në Sri Lanka i dha De Silvas medaljen e artë.

Dy vite më vonë ajo vdiq e vetme në një spital në Kandy, në moshën 80 vjeçare pasi u rrëzua nga vaska, ku qëndroi për ditë të tëra përpara se trupi i saj të gjendej.

20 vite që nga vdekja e saj, studioja dhe shtëpia e saj në Kandy kanë mbetur buzë rrënimit./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending