Featured
Ministrja e Kulturës jep detaje mbi ndërtimin në Butrint
Që kur filloi ndërtimi në Butrint, reagimet ishin të menjëhershme. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbar pati deklaruar se ndëtimi ishte i ligjshëm, duke hedhur poshtë akuzat që dhënien e lejes një biznesi privat, gjë që binte ndesh me rregulloren e UNESCO-s.
Menjëherë më pas, drejtoresha e Qendrës së Trashëgimisë Botërore së UNESCO-s, dr. Mechtild Rössler, tha në një intervistë për mediat shqiptare, se nuk është vënë ende në dijeni zyrtarisht mbi atë që po ndodh në Butrint. “Në vëmendjen tonë kanë ardhur disa artikuj nga media. Ne kemi kërkuar informacion shtesë më 9 Tetor 2017 nga autoritetet kombëtare përgjegjëse për ruajtjen e kësaj Pasurie Botërore nëpërmjet Delegacionit Permanent të UNESCO në Shqipëri.
Pas bujës në media dhe deklaratës së UNESCO-s, ministrja Kumbaro ditën e djeshme ka folur serish mbi këtë çështje në Komisionin Parlamentar duke thënë: “Nuk është shkelur në asnjë pikë ligji për trashëgiminë kulturore dhe janë respektuar të gjitha procedurat. Projekti në fjalë është në kuadrin e një pakete shërbimesh. Kjo është arsyeja pse përmenda biletarinë, tualetin e tij.
Qëllimi është një pikë qëndrimi për turistët. Bëhet fjalë për një ndërtesë, objekt ekzistues një objekt 5-6 m katror ndërtuar në vitin 1975 që herë ka shërbyer si depot, herë si kafene. Duhet të ketë shërbime efecientë për turistët. Ne kemi pasur kërkesa nga operatorët për shërbime që kërkoheshin nga turistët. Godina as shtyhet as afrohet. Pozicioni i godinës me murin është ajo që ka qenë dhe nuk ndryshon. Bëhet vetëm rehabilitimi i godinës”.
Aktualisht ja si është gjendja e godinës së cilës i referohet ministrja dhe plani për ta ndryshuar në një pikë qëndrimi për turistët: