Connect with us

Aktuale

Ministria shpenzon miliona euro për një objekt që mund të rrezikojë jetën e pacientëve

Published

on

Mbi 8 milionë euro të qytetarëve të vendit shumë shpejt mund të shkojnë dëm. Gjithë këto para janë paraparë të shpenzohen për ndërtimin e Klinikës Emergjente në QKUK, objekt ky që sipas ekspertëve të objekteve shëndetësore rrezikon jetën e pacientëve. Se projekti ka mangësi e pranojnë edhe kompania ndërtuese, derisa në Ministrinë e Shëndetësisë kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Edhe dy muaj pritet që të përfundojë ndërtimi i objektit më të përfolur të shëndetësisë në vend. Por, pavarësisht se punimet për ndërtimin e Klinikës Emergjente në QKUK, do të përfundojnë në qershor të këtij viti, kjo klinikë vështirë se do të mund të funksionalizohet ndonjëherë.

Madje, edhe nëse kjo klinikë nis punën, atëherë pacientët të cilët kërkojnë shërim aty, mund të dalin edhe me pasoja.

Objekti që i kushton buxhetit të shtetit më të varfër në rajon mbi 8 milionë euro, po del të ketë mangësi të mëdha. Gjithë kjo sipas raportit të hartuar nga një grup i ekspertëve të objekteve shëndetësore.

Klinika Emergjente

Në bazë të raportit “Vlerësimi i realizueshmërisë së qendrës emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës”, në këtë objekt cenohet jeta e pacientëve

“Jeta e pacientëve është e cënuar për mungesë të theksuar për qasje të shpejtë në hapësirat të cilat duhet të ofrojnë shërbimin mjekësore që në minutat e parë të arritjes së pacientit në emergjencë në mënyrë të veçantë hapësirat e triazhimit me reanimimin, diagnostikën imazherike, laboratorin, emotekën dhe sallat e operacionit, kardiokirugjisë dhe kardiokirurgjisë invasive”, thuhet në raport.

Poashtu, sipas këtij raporti, pacientët nuk janë të mbrojtur nga infeksionet dhe zjarri.

“Nuk garanton mbrojtje të pacientëve dhe përdoruesve të objektit nga infeksionet intra-hospitalore për arsye të përdorimit jo adekuat të sistemit të trajtimit të ajrit si dhe të përzierjes së rrugëve të pastra me ato të papastërta në lëvizjet horizontale dhe vertikale në mënyrë të veçantë në bllokun operativ dhe hapësirën e dedikuar për sterilizim,”


Përmbledhje ekzekutive e raportit të ekspertëve

Se projekti ka mangësi dhe se si i tillë nuk mund të jetë funksional edhe pas ndërtimit, këtë e thonë edhe kompania ndërtuese “Al Trade ”.

Leonit Gecaj nga Al Trade i ka thënë Gazetës Express se ata kanë nënshkruar kontratë për ndërtimin e klinikës Emergjente më 19 maj 2016, dhe se punimit pritet të përfundojnë gjatë qershorit të këtij viti.

“Al Trade ka nënshkruar kontrate për ndërtimin e klinikes Emergjente me date: 19.05.2016 dhe punimet kane filluar me përkushtim te mjaftueshëm dhe është arritur te ndërtohet ndërtimi i vrazhdë sipas planit dinamik. Sipas kontratës, te gjitha punët janë llogaritur te përfundojnë brenda 650 dite pune, apo orientimisht ne Qershor 2019”, ka thënë Gecaj.

Gecaj deklaron se kur kompania ka studiuar projektin për të cilin janë angazhuar ta ekzekutojnë, ata kanë evidentuar probleme të theksuara. Këto probleme, Gecaj thotë se janë komunikuar tek autoriteti kontraktues, për arsye se si përmirësime te pjesërishme nuk e arrijnë qëllimin e vet.

Sipas tij, projektit do i duhej një revidim i tërësishëm, në të kundërtën thotë se objekti nuk do të arrij të jetë sipas standardeve që kërkohen. Shton se vendimi për ndryshime eventuale në projektim i takon Autoriteti Kontraktues dhe se ata janë në pritje të një vendimi të tillë. 

“Projekti, mendojmë se kërkon revidim  dhe ndërhyrje substanciale ne organizim ashtu qe te arrihen qëllimet funksionale te tij, në të kundërtën sipas vlerësimit tonë dhe te ekspertëve të fushës, projekti si i tillë nuk garanton funksionalitet. Ne jemi ne pritje te një vendimi final të Autoritetit Kontraktues, dhe shpresojmë qe do duhej te ishte një vendim për riprojektim sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara”, tha Gecaj për Express.

Përmbledhje ekzekutive e raportit të ekspertëve

E në Ministrinë e Shëndetësisë duket se nuk e kanë parë të nevojshme që të kthejnë përgjigje lidhur me këtë çështje, ani pse ndërtimi i Emergjencës në QKUK e “tkurr” buxhetin e shtetit për më shumë se 8 milionë euro.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 muaj që nga koha kur Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të këtij institucioni, por që deri në momentin e publikimit të tekstit, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Disa herë janë arsyetuar se meqenëse projekti është më i vjetër, iu duhet kohë për detaje, por pavarësisht pritjes, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Përgjigje nuk kanë kthyer as në kompaninë mbikëqyrëse për këtë projekt.

Ndërkohë, ish Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në kohën e të cilit është nënshkruar kjo kontratë, mohon që projekti ka mangësi.

Rrahmani thotë se me këto kërkesa po mundohet të arsyetohet një goditje e re mbi buxhetin e shtetit.

“Nuk ka kurrfarë lidhje revidimi eventual i projektit me funksionalitetin, por kjo ka lidhje kryekëput me arsyetimin e një  goditje të re mbi buxhetin e shtetit. Thjesht synohet ndërprerja e kontratës, ri tenderimi i pjesës së mbetur dhe ngritja e çmimit”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani i ka thënë Gazetës Express se me këtë projekt po synohet një grabitje e buxhetit të shtetit. Deklaron se njëjtë po veprohet edhe me projekte të tjera.

“Punët me çmime të larta janë krye, kanë mbetur ato me çmime të ulta, dhe normal që të dy palëve ju “konvenon”. Pra synohet një grabitje në pikë të ditës e parasë publike. Ngjashëm po zvarriten edhe projektet tjera”, ka thënë Rrahmani.

Ndryshe, gurthemeli për ndërtimin e kësaj klinike ishte vënë më 16 korrik të vitit 2016, në kompleksin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,

Në ceremoninë e vënies së këtij gur themeli, ishin të pranishëm Kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, zyrtarë të lartë të MSH-së e SHSKUK-së, përfaqësueses te kompanisë ndërtuese Al Trade sh.p.k, profesionistë shëndetësore, qytetarë dhe autoritete të ndryshme publike./Gazeta Express

Fotografi nga vënia e gurthemelit për ndërtimin e Klinikës Emergjente

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending