Aktuale
Ministria nuk ua asfalton rrugën e prishur, banorët e fshatit Tërrnë nesër protestojnë

Qysh në prill banorëve të fshatit Tërrnë të Ferizajt iu premtua nga Ministria e Infrastrukturës që do t’iu asfaltohet rruga 3.5 kilometra e cila rrugë pothuajse është dëmtuar tërësisht. Por asfaltimi nuk ka ndodh as pas katër muajve. E kjo ka nxitur banorët atje që nesër me mjete të ndryshme të dalin në protestë dhe të bllokojnë magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Protesta është paraljmëruar të nis në orën 12:00, shkruan Ndërtimi.info
Thirrja për protestë është bërë nga deputetit i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri i cili ishte përkrah ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj ditën kur banorëve iu premtua asfaltimi i rrugës.
Ai nëpërmjet rrjetit një postimi në facebook iu ka bërë thirrje banorëve që të dalin në protestë me traktorë, shlepera, eksavator e çka jo tjetër. Gjithë kjo siç shkruan ai për tu kryer premtimet e dhëna.
Madje ai po uron që çështje e rrugës që ishte shtruar para 43 viteve e që tani është e pakalueshme ta marr seriozisht ministri I Infrastrukturës Pal Lekaj dhe
“PËR FSHATIN TËRRËN LUBOVC e ME REND…!
Lajmrim!
Me daten 25 Gusht, ora 12:00 të dalim në magjistrale për t’a bllokuar.
Ju lutem banorëve të fshatit Tërrën, ju bëj thirrje qê pa anime partiake, por në interes të Fshatit dhe juve, të dalim sëbashku në rrugë për të protestuarë sepse nuk po kryhen punët dhe premtimet e premtuara. Unë zgjidhje ndryshe nuk shoh për ju.
SHPERNDAJE PËR FSHATRAT TËREEN LUBOVC E TË GJITHA TË ASAJ ANE.
Çka do që keni Traktorë e Shlepera, Bagera, ne rruge me i nxjerrë. Sa i përket këtij premtimi, unë jam me ju deri në ditën e fundit. Ju e dini mirë që po premtova duhet të bëhet.
Uroj qe Ministri Pal Lekaj, do e marr me seriozisht çështjen e kësaj rruge të pa kalueshme e cila qe 43 vite është shtruar dhe tani e dëmtuar.
Labi”, ka shkruar Tahiri.
Ndërsa, fajin për zvarritjen e mos nisjes së punëve në këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës e ka hedhur te procedurat e prokurimit.
Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës, Argjend Zejnaj ditë më parë ka thënë se këto ankesa nga banorët janë më të drejtë, mirëpo sipas tij asfaltimi i tyre po mbahet peng i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).
“Ashtu siç edhe është premtuar me 10 prill 2018 nga ministri Pal Lekaj, Ministria e Infrastrukturës ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Koshare – Slivovë, por e njëjta sot proceduralisht gjendet e “ngulfatur” në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, ka shkruar Zenaj.
