Connect with us

Aktuale

Ministria miraton ndërtimin e 391 hidrocentraleve, në terren po ndërtohen dyfishi i tyre

Published

on

Shifra e ATRAKO-s, e cila, sidoqoftë është akoma më e lartë (466), reflekton në masën 90%, kontratat e nënshkruara deri në vitin 2013.

Numri i përgjithshëm i hidrocentraleve të miratuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka arritur 714. Shifra, rreth dy herë më e lartë, sesa të dhënat e ofruara nga autoritetet, i përgjigjet 259 kontratave përfundimtare dhe 132 marrëveshjeve paraprake, të nënshkruara gjatë dy dekadave të fundit. Aktualisht, qeveria kujdeset të raportojë një shifër më të ulët të numrit të impianteve që prodhojnë energji elektrike nga burime hidrike.

Në janar, Belinda Balluku, ministre e porsaemëruar e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi publikisht shifrën 4401. Por kjo rezulton të jetë e pasaktë, pasi u referohet vetëm të dhënave të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Shifra e ATRAKO-s, e cila, sidoqoftë është akoma më e lartë (466), reflekton në masën 90%, kontratat e nënshkruara deri në vitin 2013.

Sipas listës “ATRAKO”2, një iniciativë e Bankës Botërore për transparencë, e zbatuar prej Ministrisë së Ekonomisë, numri i kontratave koncensionare në fushën energjisë prej burimeve hidrike, të nënshkruara deri tani, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive private është 185 dhe i përgjigjet një numri të përgjithshëm prej 466 hidrocentraleve të regjistruara. Regjistrimi i fundit në listë i përket koncesionit për ndërtimin e digës së Kalivaçit, nënshkruar qershorin e shkuar.

Po ku ndodhet pjesa tjetër e hidrocentraleve?

Ato gjenden në listën e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, me fuqi të instaluar deri nën 2 MW dhe që nuk janë objekt koncesioni, të miratuara në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave3 nr. 822, datë 7.10.2015, “Për miratimin e procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja…”. Kjo listë, ende jo publike (por e siguruar përmes një vendimi gjyqësor4, pas refuzimit për akses nga Ministria e Energjisë), përfshin 73 kontrata të reja që i përgjigjen 79 hidrocentraleve dhe një regjistri prej 132 propozimesh të pakërkuara për ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë, të cilat janë miratuar paraprakisht dhe që i përgjigjen 144 hidrocentraleve të tjera.

Në fund të 2015-s, qeveria Rama shmangu metodën e koncesionit për miratimin e hidrocentraleve, por nuk ndaloi miratimin e mëtejshëm të tyre. Qeveria “i privilegjoi” kompanitë private, duke përjashtuar investitorët nga gara me oferta dhe lehtësoi procedurat, duke ia kaluar të drejtën e miratimit ministrit të energjisë e jo komisionit te specializuar të vlerësimit të ofertave. Me anë të VKM 822/2015, HEC-et nën 2 MW i jepeshin kërkuesit të parë, pa ndonjë garë të mirëfilltë mes investitorëve të interesuar, siç ndodh në rastin e HEC-eve, që miratohen nëpërmjet kontratës së koncensionit.

Qysh atëherë, duke përjashtuar 6-mujorin e parë të 2019-s, kur Ministria e Energjisë shpalli ngrirjen e përkohshme të dokumentacionit licencues, intensiteti i miratimit ka qenë i lartë. Vetëm gjatë tri viteve të fundit u miratuan 223 hidrocentrale, afërsisht, gjashtë në muaj. Ndërkohë, procesi i mëtejshëm, kontraktimi i plotë i hidrocentraleve po vijon, deri tani, për çdo tre hidrocentrale të miratuara, ministria ka arritur të nënshkruajë një kontratë përfundimtare.

Viti 2017 rezulton më i ngarkuari, me 60% të numrit të përgjithshëm të hidrocentraleve të miratuara.

Në Listën “ATRAKO”, 2009-a dhe 2013-a, rezultojnë me numrin më të madh të kontratave të nënshkruara. Të tria këto vite (së bashku me vitin 2017) kanë qenë, njëkohësisht vite elektorale.

Hidrocentralet e fundit i përkasin një kontrate koncensionare të nënshkruar qysh në vitin 2002, mes Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë italiane “Essegei” s.l.r për shfrytëzimin e 25 hidrocentraleve vendore, të ndërtuara gjatë periudhës komuniste, shumica e të cilave ishin dëmtuar përgjatë viteve dhe në vitin 2000, shumica e tyre ishin nxjerrë jashtë përdorimit.

Deri tani autoritetet kanë anuluar vetëm tre hidrocentrale (të miratuara paraprakisht, por jo të kontraktuara) dhe kanë premtuar se do të prishin në mënyrë të njëanshme 27 kontrata jo funksionale5 që u përgjigjen 80 hidrocentraleve. Nuk ka asnjë informacion publik, nëse një premtim i tillë po zbatohet, qoftë dhe për një kontratë të vetme, por Ministria e Energjisë ka theksuar më shumë se një herë se aksioni 4-mujor mbi verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncensionare, në gjysmën e parë të 2019-s, synoi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale e jo anulimin e tyre.

Po çfarë parashikon të bëjë Ministria e Energjisë me kontratat jofunksionale? A do të rikontraktohen kompani të reja, me qëllim përmbushjen e këtyre detyrimeve? Kjo mbetet për t’u parë. Deri tani nuk ka ende një iniciativë konkrete.

Një eksperte e Grupit të Oponencës pranë AKBN-së (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) shprehu shqetësimin se tani ekziston rreziku për fragmentarizim të mëtejshëm të rrjedhave ujore, duke zvogëluar kapacitetet instaluese në favor të një numri më të madh kontratash. Sipas ekspertëve, fragmentarizimi i rrjedhave është i padobishëm dhe përfitimi ekonomik prej tij është më i vogël sesa dëmi social apo mjedisor që shkakton.

Kështu, në total, numri i hidrocentraleve të miratuara është 714. Ky rekord vjen në një kohë kur konfliktet mes grupeve të interesit po shtohen; planet e menaxhimit të baseneve ujore ende nuk janë miratuar dhe kur transparenca e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po zbehet në funksion të një propagande me shkëlqim të rremë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending