Connect with us

Trashëgimia

Ministria konstaton se Komuna e Gjakovës rrezikon Kullën e Sylejman Vokshit

Published

on

Komuna e Gjakovës dhe Ministria e Kulturës nuk janë duke gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket heqjes dorë nga shpronësimi i parcelave përreth Kullës së Sylejman Vokshit në Gjakovë.

MKRS-ja për herë të dytë ka konstatuar se vendimi i Komunës së Gjakovës është në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Por në shkresën e dytë MKRS-ja ka shkuar edhe më tej.

Ka ardhur në përfundim se mosshpronësimi e vë në rrezik monumentin. Komuna e Gjakovës nuk është pajtuar me shkresën e parë të MKRS-së që i është përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Ka kërkuar shpjegime shtesë, kur muajin e kaluar MKRS-ja i kishte thënë se vendimi i Kuvendit Komunal ishte në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Por MKRS-ja të martën e javës që shkoi ia ka përcjellë MAPL-së edhe shkresën e dytë.

Komuna e Gjakovës, e udhëhequr nga kryetari Ardian Gjini, nëpërmjet një vendimi të ri më 4 mars ia kishte dalë që të zhbëjë atë të tetorit të vitit 2015 nëpërmjet të cilit pos Kullës së Sylejman Vokshit dhe parcelës ku gjendet monumenti, shpronësoheshin edhe parcelat përreth. Komunat vendimet e tyre i dërgojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për ta konfirmuar ligjshmërinë e tyre, raporton ktv.

Në këtë rast, meqenëse bëhej fjalë për perimetër të një zone të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, MAPL-ja ka kërkuar shqyrtim të ligjshmërisë së vendimit të Komunës së Gjakovës për herë të dytë nga Ministria e Kulturës. Ajo ka konstatuar se nëpërmjet vendimit të ri Komuna e nxjerr monumentin e mbrojtur nga regjimi i trajtimit si interes publik, pa përcaktuar paraprakisht masat e tjera legale përmes instrumenteve të planifikimit urban që do të garantonin se monumenti dhe zona mbrojtëse përreth tij nuk do të cenohen.

“Pra, është e qartë se kemi ndikim negativ nga vendimmarrja e tillë e pakonsultuar me institucionet publike të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës”, shkruhet në shkresën e protokolluar më 4 prill.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending