Featured
Ministria e Mbrojtjes do të ndërtojë objekte ushtarake në Prizren e Fushë Kosovë
Ministria e Mbrojtjes do të ndërtojë objekte ushtarake në Prizren dhe Pomozotin të Fushë Kosovës dhe për këtë tashmë ka përfunduar procedurat e prokurimit. Kjo ministri ka nënshkruar kontratën “Ritender Ndërtimi i objekteve ushtarake në Prizren dhe Pomozotin e ndarë në dy pjesë, Pjesa 2 Ndërtimi i poligonit të kalitjes fizike Kazerma e FSK-së Pomozotin”.
Ky projekt Ministrisë së Mbrojtjes do t’i kushtojë rreth 68 mijë euro (67.707,00), ndërsa ishte parashikuar të kap shifrën 80 mijë euro. E, kontrata për këtë projekt është nënshkruar me operatorin ekonomin “EDI KON SH.P.K.; Trasing Group Sh.p.k.”.
“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për ndërtimi, me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej ‘Ritender Ndërtimi i objekteve ushtarake në Prizren dhe Pomozotin e ndarë në dy pjesë Pjesa 2 Ndërtimi i poligonit të kalitjes fizike Kazerma e FSK-së Pomozotin’. Ndërtimi duhet të behet sipas projektin dhe standardeve të kërkuar në dosjen tenderit dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë me qëllim të ngritjes së operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së”, thuhet në përshkrimin e shkurtës të lëndës së kontratës.
Për tërheqjen e tenderit për këtë projekt ishin dorëzuar 16 kërkesa, ndërsa numri i tenderëve të pranuar ishin dy , nga të cilët vetëm një ishte vlerësuar si i përgjegjshëm.