Featured
Ministria e Infrastrukturës pezullon tenderin rreth 111 milionë euro
 
																								
												
												
											Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pezulluar aktivitetin e prokurimit edhe për një projekt që është parashikuar të kushtojë qindra miliona euro. Kontrata “Ndërtimi i Autoudhës A7.1 Kryqëzimi në disnivel A6 A7.1(Banullë)-Dheu i Bardhë, pjesa Udhëkryqi Bresallc-Dheu i Bardhë. Nga Stac. 26+875.00-Stac. 51+752.00”, ishte parashikuar të kushtojë rreth 111 milionë euro (110.641.160,00).
Në vendimin për pezullimin e tenderit thuhet se ky proces do të zgjas deri në shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik.

Sipas njoftimit për kontratë, ku ftohen operatorët ekonomikë të bëjnë ofertat e tyre, ky projekt ndahej në katër lote. Loti i parë është mbi 7 kilometra, loti i dytë është 5.1 kilometra, loti i tretë është 6.4 kilometra dhe loti i katër është 6.2 kilometra.
 
																	
																															
 
														
 
														 
														
 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
											