Aktuale
Ministria e Infrastrukturës jep 2.5 milionë euro për rrugët e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka pritur sot Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, me zëvendës ministrat Idriz Selimaj dhe Fehmi Mujota.
Fillimisht ata kanë nënshkruar disa memorandume mirëkuptimi në vlerë rreth 2.5 milionë euro, për infrastrukturë rrugore, kurse më pas kanë mbajtur një konferencë për media.
Kryetari Muharremaj u shpreh i kënaqur më nënshkrimin e disa memorandume në fushën e infrastrukturës.
“Sot patëm knaqësinë të nënshkruajmë disa memorandume për këtë vit siç janë: “Rruga që lidh Komunën e Suharekës me Komunën e Shtërpcës”, pastaj Rrugën që vjen nga fshati Papaz deri te rruga që lidh Shtimën me Suharekën ( rreth 5 km.), pastaj rrugën tjetër që lidh Komunën e Suharekës me Komunën e Malishevës, përkatsisht rruga Nishor-Bellanicë. Sot poashtu kemi arritur një marrëveshje e cila do të nënshkruhet shumë shpejt, për rrugën që vazhdon për Prizren dhe lidh fshatin Leshan me fshatin Sopijë. Ne po bëjmë përpjekje që të vazhdojmë edhe për vitin e ardhshëm për projektet tjera” u shpreh Muharremaj.
Ndërsa ministri Lekaj rreth nënshkrimit të memorandumeve tha se këto memorandume ishin memorandume mirëkuptimi me Komunën e Suharekës.
“Ne sapo nënshkruam memorandime mirëkuptimi me Komunën e Suharekës, për infrastrukturë rrugore dhe ne si çdo herë do ti ndihmojmë Komunat tona dhe ne u zotuam që do të jemi mbështetës të fuqishëm të gjitha Projekteve që të implementohen me kohë dhe mos të ketë stërgjatje. Unë e falenderova kryetarin Muharremaj, që është i përkushtuar që ti kryej këto projekte me kohë, të jetë i saktë dhe mendojë që nuk do të kemi asnjë pëngesë për realizimin e këtyre projekteve” tha ai.
