Featured
Ministria e Financave tregon a do të anulohet ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan
Ndonëse u fol se Ministria e Financave ka hequr nga rishikimi i buxhetit ndërtimin e autostradës në drejtim të Gjilanit, një gjë e tillë del të mos jetë e vërtetë.
Në përgjigje e Ministrisë së Financave për lajmi.net, thuhet se do të sigurohen mjetet aq sa mundën për autostradën Prishtinë-Gjilan, të cilat do të shfrytëzohen sipas dinamikës së paraparë në bazë të dokumentacionit të parashtruar.
“Projekti qeveritar i autostradës Prishtinë – Gjilan, është si vijë buxhetore, dhe duke u bazuar në nenin 16 të ligjit për buxhetin, do të sigurohen mjetet aq sa mund edhe të shfrytëzohen sipas dinamikës së paraparë në bazë të dokumentacionit të parashtruar”, thuhet më tejë në përgjigjen e MF-së.
Edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka ripërsëritur sot për lajmi.net se ndërtimi i autostradës së Anamoravës, Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, nuk do të anulohet.
Kjo autostradë pritet të kushtojë mbi 200 milionë euro, ndërsa së fundi janë shfaqur probleme me kompanitë që janë shpallur fituese për të ndërtuar segmente të caktuara të kësaj autostrade. Kjo pritet të sqarohet së shpejti nga OSHP-ja