Aktuale
Ministri Matoshi: S’kam fuqi ta ndalë ndërtimin e hidrocentraleve
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/fatmir-matoshi-780x439.jpg)
Qytetarët shqiptarë dhe serbë të komunës së Shtërpcës në vazhdimësi janë duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në atë zonë. Kundërshtimin e tyre sot e kanë shprehur edhe në Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, ku raportoi ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në lidhje me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve, raporton Ndërtimi.info.
Ministri Matoshi në këtë komision tha se për ndërtimin e hidrocentraleve në komunën e Shtërpcës ekziston gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe se si ministër nuk ka fuqi ta ndalë ndërtimin e tyre.
“Nëse reagimin qytetarë që po e shohim sot në atë zonë, nëse e kishim pas në vitin 2013, nuk do të kishte pas hidrocentrale atje. Në situatën në të cilën jemi përveç Parlamentit që mundet me ndërpre këtë çështje, unë nuk e kam fuqinë dhe forcën si ministër ta ndërprej këtë sepse njerëzit posdeojnë dokumentacione. Ju mund të thoni se nuk janë të rregullta, por janë të hapura, janë publike dhe mund t’i shoh kush të dojë se janë respektuar të gjitha procedurat për hidrocentralet. Nëse dikush ka shkel procedurat, atëherë përgjegjësi është mbi atë që ka shkel procedurat”, ka thënë ai.
Tutje, Matoshi ka theksuar se për ndërtimin e hidrocentraleve në atë zonë janë mbajtur debatet publike në vitin 2013-2014, ku qytetarët kanë mundur t’i shprehin pakënaqësitë. Mirëpo, sipas përfaqësuesit të banorët të fshatit Biti e Pshtme të Shtërpcës, Agron Rushiti nuk ka pasur debate të tilla.
Në lidhje me këtë, ministri Matoshi potencoi se nëse një gjë e tillë do të vërtetohe, atëherë personat kompetent do të mbajnë përgjegjësi. /Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)