Connect with us

Aktuale

Ministri maqedon nuk e vazhdon autostradën “Arbën Xhaferi” deri në Shkup

Published

on

“Qeveria e Maqedonisë ka ndarë mjete për rikonstruim të rrugës Shkup-Bllacë dhe jo për ndërtim të autostradës së këtij relacioni” kështu bëri të ditur ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë konferencës së sotme në Shkup, raporton Portalb.mk.

Projekti i autostradës Shkup-Bllacë i premtuar që nga viti 2014 që do të lidhet me autostradën Prishtinë-Hani i Elezit e gatshme më vitin 2018, është larg nisjes, pasi që siç bëri të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov ende nuk janë përgatitur dokumentet për realizim të këtij projekti. Profesori universitar, Abdylmenaf Bexheti thotë se ajo do të kushtone 81 milionë euro ndërkohë që nga Oda Ekonomike thonë se mosndërtimi i kësaj autostrade do të ulë shkëmbimin tregtar Maqedoni-Kosovë.

Kitanov tha se edhe “projekti i rikonstrumit të rrugës Shkup-Bllacë nuk është përfunduar dhe se për momentin është punuar vetëm në raportin preliminar të projektit, raportin për vlerësimin e komunikacionit dhe vlerësimit strategjik të ndikimin në planifikimin hapësinor, kurse aplikimi për të fituar fonde shtesë është bërë në shtator të 2017-s”.

“Nuk e di pse u bënë këto spekulime. Projekti i autostradës pret me vite të tëra. Bëhet rekonstruimi i rrugës ekzistuese në mënyrë sa më të mirë që të zhvillohet komunikacioni pa ndërprerë kurse në ndërkohë përgatitet dokumentacioni për autostradën Shkup-Bllacë”, tha Kitanov.

Se kur parashihet të jetë gati autostrada Shkup-Bllacë, Kitanov tha: “Na lejoni ta bëjmë në mënyrë racionale dhe në mënyrë të mirë. Projekti parashihet të realizohet mirë, të ketë vlerësim gjeo-mekanik dhe cilësor dhe jo të jetë si në të kaluarën kur është ndërtuar a nuk është bërë testim gjeo-mekanik. Projektimi i kësaj autostradë le të zgjasë aq sa duhet por le të bëhet si duhet. Pasi të bëhen këto vlerësime do të aplikohet për tenderim”, tha Kitanov.

Sa mund të kushtojë autostrada Shkup-Bllacë?

Duke analizuar pozitën gjeografike të rrugës Shkup-Bllacë, i konsultuar nga Portalb.mk ekonomisti Abdylmenaf Bexheti vlerësoi se rruga Shkup-Bllacë mesatarisht do të kushtonte rreth 81 milionë euro.

“1 km në zonën e rrugës Shkup-Bllacë në bazë të kushteve gjeografike mesatarisht kushton 6-7 milionë euro, që në total, meqë rruga Shkup-Bllacë ka gjatësi prej 13.5 kilometra ajo, mesatarish do të kushtonte 81 milionë euro. Ka vende kur pozita gjeografike është e rrafshët 1 km mund të shkojë edhe deri në 3 milionë euro, por, nëse ka kthesa e ura dhe ka nevojë edhe për tunele, mesatarja do të jetë 6-7 milionë euro por ndonjëherë edhe më shumë”, tha Bexheti.

Mosndërtimi i autostradave do të ulë shkëmbimin tregtar me Kosovën

Drejtori i Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni për Portalb.mk thotë se rikonstruimi i rrugës Shkup-Bllacë dhe mosshndërrimi i saj në autostradë do të ulë shkëmbimin tregtar Maqedoni-Kosovë.

“Ne si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke mbrojtur interesat e bizneseve tona gjithnjë kemi lobuar për realizimin e projekti të autostradës Shkup – Bllacë. Kjo edhe një herë e vërteton qasjen selektive edhe të kësaj garniture politike”, tha Iseni.

Sipas Isenit, mosndërtimi i autostradave që lidhen me Kosovën ka bërë që shkëmbimi tregtar me Kosovën në vitin 2016 të pësojë ulje krahasur me vitin 2014 kur ai arrinte vlerën prej 420 milionë euro.

“Këto barriera infrastrukturore dukshëm e pengojnë qarkullimin drejt vendit fqinj. Mos parashikimi i autostradave ka bërë që shkëmbimi tregtar me Kosovën të jetë më i ulët. Nëse do të krahasonim shkëmbimin tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës, mund të konstatojmë se Maqedonia ndër vite po e humb tregun e Kosovës, nga gati 420 milionë euro në vitin 2011, në vitin e kaluar ka pasur shkëmbim prej 212 milionë euro”, thonë për Portalb.mk nga OEMVP.

Përndryshe, në shtator të 2015-s, ish-ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri u shpreh se: “Prej Prishtinës do të ketë autostradë e cila do të ndërtohet deri në vendkalimin Bllacë dhe gjithashtu ne në Maqedoni veç kemi përgatitur deri në fund të vitit do të duhet të përfundon projekti se sa do të kushtojë rruga Shkup-Bllacë dhe kështu do të lidhemi me Shqipërinë,” u shpreh Neziri, projekt ky që u premtua nga Bashkimi Demokratik për Integrim që në mars të 2014-s.

Ndryshe, Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit që lidhë Kosovën me Maqedoninë dhe me të cilën duhet të lidhet edhe autostrada Shkup-Bllacë kap shumën e rreth 600 milionë euro dhe po ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash. Momentalisht përmes aksit rrugor Kosovë-Maqedoni brenda ditës kalojnë mbi 5000 automjete ndërkaq, importi i mallrave nga Maqedonia në Kosovë në vitin e kaluar ka qenë mbi 150 milionë euro, ndërsa, eksporti nga Kosova në Maqedoni ka qenë mbi 35 milionë euro. Kjo atuostradë shihet edhe si alternativë e vetme e lidhjes së Maqedonisë me autostradën Rruga e Arbrit që lidhë Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending