Connect with us

Aktuale

Ministri Lluka lirohet nga akuzat për dyshim të konfliktit të interesit

Published

on

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj ministrit aktual të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili akuzohej për konflikt të interesit.

Ndërsa, gjykata e shkallës së dytë e ka aprovuar si të bazuar ankesën e mbrojtëses së të akuzurës tjetër në këtë rast, Eljana Naka, avokates Teuta Zhinipotoku, duke e anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 korrik të këtij viti, e kishte shpallur të pafajshëm ish-zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), aktualisht ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për veprën penale “konflikti i interesit”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Hamdi Ibrahimi, thuhej se nuk është provuar se Lluka ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohej.

Së bashku me Llukën, për konflikt të interesit, akuzohej edhe ish-sekretarja e përgjithshme e MTI-së, Eljana Naka, e cila nga shkalla e parë ishte shpallur fajtore dhe ishte dënuar me shtatë mijë euro gjobë.
Sipas aktgjykimit, nëse gjoba nuk paguhet brenda 15 ditësh, ky dënim do të shndërrohet në dënim me burg.

Kundër këtij aktgjykimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ishte ankuar në Apel, duke i propozuar së njëjtës që të anulojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën ta kthej në rigjykim.

Në ankesën e saj, prokuroria pretendonte se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave procedurale pasi që gjykata në arsyetimin e saj nuk kishte paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte i konsideron të vërtetuara ose të pavërtetuara.

“Po ashtu, gjykata me rastin e marrjes në pyetje nuk i është përmbajtur rregullave të marrjes në pyetje të dëshmitarëve në mënyrë të drejtpërdrejte. Si pasojë e këtyre shkeljeve është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit”, thuhej në ankesën e prokurorisë.

Përgjigje në ankesën e prokurorisë kishte ushtruar mbrojtësi i Valdrin Llukës, avokati Artan Qerkini, i cili Apelit i kishte propozuar që të refuzojë ankesën e prokurorisë dhe të vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë si të bazuar.

Ankesë kundër aktgjykimit të shkallës së parë kishte ushtruar edhe mbrojtësja e të akuzuarës Naka, avokatja Teuta Zhinipotoku, e cila në ankesën e saj pretendonte se gjykata nuk kishte dhënë faktet vendimtare lidhur me shpalljen fajtore të Nakës.

Ankesa pretendon se nuk është identifikuar asnjë palë e dëmtuar në këtë rast dhe se mungon edhe interesi financiar i të akuzuarës që ajo vet apo ndonjë anëtar i familjes së saj.

Pretendimet ankimore të prokurorisë, Apeli i ka vlerësuar si të pabazuara, kurse, ankesën e mbrojtjes së Nakës, gjykata e shkallës së dytë e ka aprovuar si të bazuar.

Sa i përket shkeljeve të pretenduara në rastin e të akuzuarit Lluka, Apeli ka vlerësuar se shkalla e parë ka dhënë arsye të qarta dhe të plota në aktgjykimin e saj, kur ka vlerësuar se Lluka nuk është kryes i veprës penale.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të plotë se të akuzuarit Valdrin Lluka i ka pushuar mandati në OJQ-në “Jakov Inovation Cener”, me datën 14.04.2014, kur është zëvëndësuar me Faton Axhemin, ndërsa në anën tjetër nuk kemi përfitim të kundërligjshëm pasuror për veti apo tjetrin…”, thuhet në aktgjykimin e Apelit, të marr më 10 tetor 2018, e të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, sa i përket të akuzurës Naka, Apeli ka gjetur se shkalla e parë nuk ka dhënë fakte vendimtare lidhur me shpalljen fajtore të saj për veprën penale të konfliktit të interesit.

Sipas vlerësmit të Gjykatës së Apelit, gjykata nuk ka paraqitur asnjë fakt vendimtar lidhur me atë se e akuzuara Eljana Naka të ketë pasur ndonjë privilegj apo dobi të çfarëdo lloji për veti apo për tjetrin, dhe se rezulton nga shkresat e lëndës se ajo nuk ka marrë pjesë në vendimarrje si anëtare e bordit dhe marrëveshja e mirëkuptimit 01317 të datës 27.05.2014, është nënshkruar nga Bernard Nikaj, ministër i MTI-së ndërsa nga ana e OJQ-së, “Jakov Inovation Center” është nënshkruar nga Faton Axhami”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Lidhur me këtë, Apeli vlerëson se gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë asnjë fakt vendimtar që e akuzura si person zyrtar në MTI, të ketë marrë pjesë në vendimarrje.

Në fund të aktgjykimit të saj, Apeli thekson se se shkalla e parë nuk ka dhënë asnjë fakt vendimtar se e akuzuara Naka ka pasur ndonjë privilegj apo dobi të çfarëdo lloji për veti apo tjetrin dhe se a ka marr pjesë në vendimarrjen në fjalë, andaj, sipas Apelit të gjitha këto kanë mbetur të pasqaruara.

“Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet të evitoj shkeljet e cekura më lartë dhe ti nxjerrë të gjitha provat, të vërtetohet se kush ka përfituar dobi pasurore të kundërligjshme dhe a kemi dëm të shkaktuar, vendimmarrje apo konflikt të interesit për veti apo tjetrin..”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Valdrin Lluka akuzohej se në cilësinë e zyrtarit të lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për Organizatën Jo-Qeveritare (OJQ) “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Ndërkaq, sipas aktakuzës, sekretarja e përgjithshme e MTI-së, Eliana Naka, me 2 qershor 2014, kishte marrë vendim që mjetet prej 20 mijë eurove, t’i ndahen si mbështetje financiare OJQ-së “Jakov Inovation Center”, ku kishte qenë drejtoreshë e Bordit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending