Featured
Ministri Lekaj tregon se cilat janë dy rrugë tjera që do të rregullohen
Istogu shumë shpejt pritet të bëhet qendër e njohur turistike.
Kështu ka premtuar kandidai për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj. Bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, Dreshaj ka dhënë lajmin e madh për Istogun, nisjen e dy rrugëve malore, atë nga Lubozhda deri në Shymek, dhe rrugën nga Istogu deri në Bjeshkën e Moknës.
Rruga është premtuar se do të jetë e cilësisë tejet të lartë me gjerësi 6 metra. Pal Lekaj i ka garantuar istogasit se këto projekte do të nisin në qershor të vitit të ardhshëm.
” Ju falenderoj për interesimin që e keni treguar që këto rrugë të ndërtohen. Në këtë vizitë ne sot jemi me kërkesën e qytetarëve, të komunës së Burimit. Këto dy rrugë kanë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Ne zotohemi para kandidatit për kryetar të komunës dhe para deputetit që do t’i kryejmë obligimet tona dhe kjo rrugë të fillojë në qershorin e vitit që vjen. Ne do të punojmë maksimalisht që të mos sterzgjaten projektet sikur deri më tani nga Qeveritë e mëparëshme, por ju premtoj se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme”.