Featured
Ministri i Infrastrukturës inspekton punimet në rrugën Prishtinë – Pejë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë sot punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Prishtinë- Pejë, në fshatin Zahaç në hyrje të qytetit të Pejës.
Ministri Lekaj, gjatë kësaj vizite do të takohet dhe me përfaqësuesit e KEDS-it, lidhur me ngecjen e punimeve për shkak të shtyllave elektrike, në këtë pjesë.
Vizita do të fillojë, në ora 14.00.
Ministri Lekaj ditë më parë ka inspektuar punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, pjesa në Kijevë, projekt ky i nisur 7 vite më parë.
Ai në këtë vizitë që pati premtoi se brenda javës do të mirret vendimi në Qeveri për të shpronësuar pronën e cila është bërë edhe shkak i zvarritjes së punimeve dhe ky segment do të përfundojë mbrenda një muaji, për të vazhduar me projektin detal deri në Zahaç të Pejës.
Gjithashtu Lekaj me të marrë “timonin” e Ministrisë ë Infrastrukturës ka inspektuar edhe punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” e cila lidh Prishtinën dhe Shkupin.