Featured
Mini kopshti që lehtësisht mund të krijohet në kushte shtëpie

Kopshti miniatur është një ide shumë inovative për të gjithë ata që i duan bimët dhe gjelbërimin.
Ky ‘kopsht’ po konsiderohet si zgjedhje ideale për pronarët e shtëpive që kanë pak kohë për tu marrë me kopshtari. Për më tepër është një mënyrë shumë argëtuese për ta bërë shtëpinë të duket më komode dhe moderne, mjafton të zgjidhni enët tuaja të preferuara nga qelqi apo plastika.
Kur bëni përzgjedhjen e enëve (preferohen ato prej qelqi), sigurohuni që të jenë mjaftë të thella për të akomoduar mirë rrënjët. Çfarëdo ene që zgjidhni pastrojeni mirë para se ta përdorni.
Pothuajse çdo lloj bime mund të mbillet në enët e juaja, por më shumë rekomandohen bimët me karakteristika të ngjashme që do të përshtateshin më mirë së bashku.
Para se të përzgjidhni dheun sigurohuni që të vendosni në fund të enës guralec të veçantë, për t’i japur vendit një pamje edhe më atraktive.
Mini ‘kopshtin” tuaj vendoseni në ambiente të hapura, ku depërton më shumë ajri dhe drita.
