Aktuale
Mijëra bursa do të shpërndaheshin me 53 milionët e “Bechtel&Enka”-s

Rastisim të dëgjojmë për një nxënës apo për një studentë që është i zgjuar por që ai-ajo nuk kanë mundësi të shkollimit, meqë kushtet financiare i kanë të vështira. Raste këto që mund të presin vetëm ndonjë mrekulli, por asnjëherë ndihmën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë apo drejtorive të arsimit nëpër komuna.
Madje edhe për ato pak bursa që ndajnë çdo vit, vlerat e tyre janë përgjysmuar shkak i buxhetit, duke i përgjysmuar nga 900 euro në 500 euro, shkruan Ndërtimi.info
Derisa dje qeveria e shtetit më të varfër në rajon, Kosovës, ndau 53 milionë euro për penalltitë. E nëse këto para do t’i derdhte në buxhetin e Ministrisë së Arsimit me qëllim të ndarjes së bursave për studentët, atëherë Kosova do të mund të nxjerrte, profesorë, doktorë, inxhinierë, arkitektë e shumë ekspertë të fushave të ndryshme.
Në rast se 53 milionë euro ishin dhënë për bursa me vlerë 500 euro, atëherë nga kjo do të përfitonin hiç më pak se 106 mijë studentë,
Me një llogaritje të thjeshtë me këto para nëse do ndaheshin bursa prej 900 euro, nga kjo do të përfitonin rreth 58 mijë studentë.
Ndërsa, nëse llogaritmi që Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ndanë bursa me vlerë 1000 euro, atëherë nga 53 milionë euro do të përfitonin 53 mijë studentë të Kosovës.
Numër i madh i studentëve që do të përfitonin nga bursat do të ishte edhe nëse atyre do t’iu ndaheshin nga 2000 euro. Me 53 milionë do të ndaheshin 26 mijë e 500 bursa me vlerë 2 mijë euro.
Megjithëkëtë, shkak i neglizhencës së pagesës, Qeveria e Kosovës i dha 53 milionë euro kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila po e ndërton autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Ndonëse për ndërtimin e kësaj autostrade në fillim ishin planifikuar të shpenzoheshin 608 milionë euro, tani kjo shifër për shkak të mos përmbajtjes së kushteve të kontratës ka arritur në 700 milionë euro, shkruan Ndërtimi.info.
