Connect with us

Aktuale

Mihja e re e qymyrit në Fushë Kosovë

Published

on

Në 50 vitet e ardhshme, Termocentralet do të furnizohen me qymyr që do të nxjerrët në territorin e Fushë Kosovës. Bëhet fjalë për një pjesë të pronës së KEK-ut që gjendet në mes të mihjes së Bardhit të Madhe dhe fshatrave të Fushë Kosovës, Kuzminit dhe Lismirit. Kjo pjesë deri më tani është shfrytëzuar nga KEK-ut për hedhjen e djerrinës që është nxjerr nga mihjet e Bardhit dhe Mirashit.

Por, mihja e Fushë Kosovës do të vije në shprehje vetëm pas 10 viteve, pasi deri atëherë KEK-u do të vazhdojë të nxjerr qymyrin në drejtim të Hadës, në bazë të licencës aktuale që e ka.

Grupi Teknik që është marrë me gjetjen e hapësirës për mihje të qymyrit ka dalë me gjetjet e veta.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një bisedë për KALLXO.com konfirmoi që ky grup teknik ka gjetur se drejtimi nga jugu për minierën e re është orientim strategjik për vendin.

Ai ka thënë se ky rekomandim i grupit teknik është me kushtëzim, pasi duhet të bëhen hulumtime të reja në atë zonë për të parë nëse sasia dhe cilësia e qymyrit është e mjaftueshme për të bërë një investim të tillë.

“Rekomandimi i grupit teknik thotë që si orientim strategjik për vendin duhet përdorur drejtimi nga ana e jugut, mirëpo deri në 2027 apo vitin 2030 duhet të vazhdojë në këtë drejtim, pra kah veriu, sepse ka rezerva të dëshmuara edhe mandej duhet me i konfirmu të gjitha informatat për me bo shpuarje nga ana e jugut, për me i konfirmu se ka qymyr dhe kualitet. Ndërsa, nëse ndodhë e kundërta, pra nuk ka qymyr me kualitetin e duhur, atëherë na duhet me vazhdu nga ana e veriut për 40 vitet e ardhshme”, tha Lluka.

Nëse shkohet kah jugu, Lluka thotë se do të ishte një orientim i mirë për vendin, pasi që mbi 90% e tokave janë shtetërore dhe nuk do të kishte fare kosto të shpronësimeve, e që do të sigurohej mjaftueshëm qymyr për 40-50 vitet e ardhshme.

“Nëse shkojmë ka jugu nuk do të ketë nevojë për shpronësime”, thuhet Lluka. “Nëse del jugu ashtu siç po thonë ekspertët të bazuara edhe në disa matje të paraluftës e të pasluftës, gjitha rezultatet tregojnë se ka potencial ma të madh se sa kah veriu. Madje thuhet se edhe thëngjilli është më i mirë në Jug, ka ma shumë kalori dhe ka rezerva për 40 vitet e ardhshme”, tha tutje ministri Lluka për KALLXO.com.

Nëse orientimi i mihjes bëhet kah Jugu (në drejtim të Fushë Kosovës), i bie që fshati aktual i Hadës nuk do të ketë nevojë që të shpronësohet në 50 vitet e ardhshme.

Ai thotë se nëse del që nga jugu nuk mund të vazhdohet të mihet, atëherë duhet shkuar nga veriu, ku përsëri pas Hades do të ketë nevojë për shpronësime të reja, sepse tokat në veri janë në shumicë private.

“Kjo është çështje e ndjeshme sepse pas Hades, ka edhe shumë e shumë toka private që ish dashtë me i shpronësu, por për me i evitu ato toka në të ardhmen, ne po marrim orientimin strategjik nga jugu, mirëpo për 10 vitet e ardhshme kemi me vazhdu ka veriu, që do të thotë kah Hadja dhe besoj se ato toka do të shpronësohen dhe nuk do të ketë ndërtime”, tha në mes tjerash ministri Lluka për KALLXO.com.

Lluka ka bërë të ditur gjithashtu se rekomandimi i grupit teknik për këtë çështje do të shkojë në Qeveri gjatë javës së ardhshme.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending