Aktuale
Mësoni se ku e ka Amerika ambasdën më të madhe në botë
Amerika ka një numër të madh ambasadash në gjithë botën, por disa janë më të mëdha. Ndë rsa, Ambasada amerikane në Bagdat të Irakut është më e madhja në botë.
Kompleksi prej 104 hektarësh është ambasada më e madhe dhe ndër më të shtrenjtat në botë. Ajo përfshinë 22 ndërtesa, një inventar në vlerë prej 116 milionë dollarësh dhe zë vend më shumë se Vatikani. Vetë kreu i atëhershëm tha se pas Murit Kinez, ky do të ishte objekti që do vërehej me sy të lirë nga hëna.
Amerikanët vendosën misionin e tyre në një kompleks luksoz në zemër të Bagdadit, në brigjet e Lumit Tiger, ku mbi 16, 000 punonjës si staf diplomatikë dhe të tjerë zunë vendet e tyre, aty ku mund të punonin, të kryenin blejre të ndryshme, të provonin ushqimet e tyre të preferuara dhe të kalonin pauzat ndërmjet punës, duke shijuar relaksin në një ambasadë me vlerë prej 750 milionë dollarësh.
Krahas ndërtesave e zyrave gjigande, ambasada ka edhe salla të konferencave me katër kate.
Ky kompleks përmban edhe hapësira për kujdesin ndaj trupit, qendra të fitnesit, pishinë dhe sportet si basketboll, tenisi e futbolli.
Arkitektët amerikanë kishin planifikuar që ambasada të kishte të gjitha llojet e pemëve, hapësirave të gjelbërta dhe kënde tjera origjinale nga natyra; muralet si punë dore që bënin ata i jepnin jetë ndryshe kampusit. Në këtë kampus ishte edhe shkolla ndërkombëtare për fëmijët që do të shoqëronin prindërit e tyre diplomat në detyrë, por tani përdoret vetëm si zyra.
Ambasada krijoi energjinë elektrike, pastroi ujin nga lumi Tigër aty pranë dhe përpunoi ujërat e zeza, të mbyllura hermetikisht nga Iraku.