Aktuale
Meksika krijon blloqe inovative për ndërtim, që reduktojnë shpenzimet dhe kohën

Me zhvillimin e sektorit të ndërtimit, po zhvillohen sisteme të reja të bloqeve për ndërtim, të cilat jo vetëm që e reduktojnë kohën dhe shpenzimet, por edhe janë zgjedhje ideale për shumë shtete të cilat po kanë probleme me strehimin, si rasti i Meksikës.
Për të rritur qëndrueshmërinë në industrinë e arkitekturës dhe ndërtimit, kërkimi për zhvillimin e materialeve të “vet-riparueshme” është çdo herë në rritje. Materialet e “vet-riparueshme” që kanë aftësi për t’u vet-rregulluar pas dëmve, kursejnë miliarda në kosotot e ndërtimit.
E në Meksikë një model inovativ i blloqeve është krijuar nga Juan Manuel Reyes nga “Armados Omega” dhe arkitekti Jorge Capistrán.

Sistemi i tyre i ri jo vetëm që redukton procesin e ndërtimit deri në gjysmën e kohës së zakonshme, por përmes metodës së re përdor blloqe që nuk kërkojnë lidhje, përzierje apo punë të kualifikuar gjatë procesit të ndërtimit. Blloqet e betonit prodhohen duke përdorur materiale të ricikluara dhe sasi të vogël të ujit.
Blloku nga kompania “ARMO”, i krijuar nga Armed Omega, u prezantua në 2015 me qëllim “për të siguruar sisteme të reja ndërtimi dhe për të kontribuar më tej në shoqërinë meksikane për të plotësuar kërkesën për strehim të mirë”.
Modeli ose sistemi i ri inovativ u adoptua dhe u përdor fillimisht në vitin 2009 për një projekt të zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Social ku më shumë se 300 shtëpi u ndërtuan në Sierra Negra.

Juan Reyes i Armandos Omega shpjegoi se “sistemi përbëhet nga gjashtë pjesë të vetë-montuara që janë vetë-mbështetëse. Një shufër metalike futet çdo 80 centimetra, pa nevojë për një bazë të posaçme, duke krijuar një strukturë ku mund të instaloni tuba dhe instalime elektrike pa asnjë problem”.
“Kjo metodë e ndërtimit ndihmon punëtorët, sepse ata nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim të gjerë për zbatimin”, shtoi ai.
Kompania meksikane, e cila ka një fabrikë prodhimi në Cholula, Puebla, vazhdon të zhvillojë elemente të reja për produktet e tyre.
Modelet e reja po përdorin më pak materiale, kanë forcë dhe qëndrueshmëri të lartë, duke ofruar rehati maksimale.
Ekipi i zhvilluesve synon të lëshojë sisteme të reja vetë-ndërtuese në shkallë dhe funksione të ndryshme./Ndërtimi.info/

