Aktuale
MË NË FUND: Hapet tenderi për ndërtimin e bazës beton-arme për “NEW BORN”-in

Nga 17 shkurti 2008, Prishtina ka një simbol që mbërthen anagramin e Kosovës. Është skulptura “NEW BORN”. Ai rrin fuqishëm para Pallatit të Sportit dhe Rinisë, dikur “Boro Ramizit”.
Autori Fisnik Ismaili gjithmonë ka sjellë diçka të re në përvjetorë. Së fundi ishte shndërruar në “NEW B10RN”, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për të cilin mund ta ndiqni reportazhin më poshtë.
Kurse tek pas gati 11 vitesh, Komuna e Prishtinës ka hapur tender që të ndërtohet baza për monumentit “New Born”, si një prej kërkesave më të zëshme të autorit Ismaili, shkruan Ndërtimi.info
Për ndërtimin e bazës së “New Born” janë paraparë të jepen 23 mijë e 532 euro.
Sipas përshkrimit teknik të dosjes së tenderit, baza e monumentit është parapa si një pllakë masive nga betoni i armuar me trashësi 20 centimetër. Ndërsa themelet në akordim me elaboratin e statikës janë parapa si themele shiritore me dimensione 40X60 centimetër.
Ndërkaq, për të mbrojtur nga lagështia monumentin, është parapa që pllaka të hyhet me ngjyrë mbrojtëse, me tre shtresa.
Shtresat janë SikaFloor SF161 primer bazë (ose e ngjashme), shtresa dytë SikaFloor SF350 (ose e ngjashme) me 6 kilogramë për metër katror, rërë quartzi kundër rrëshqitjes si dhe shtresa finale SikaFloor 359 (ose e ngjashme) si shtresë finale me ngjyrë RAL 9001 (bardhë).
Për herë të parë kur ishte vendosur monumenti “New Born” pati ngjyrë të verdhë.
Media Ndërtimi, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës realizoi edhe një reportazh në të cilin paraqiti një rrëfim ndryshe për NEW BORN-in nga njeriu që e lindi atë, pra nga Fisnik Ismaili.
