Aktuale
Me katër muaj vonesë dhe i pa kompletuar, hapet konviti VIII

Me katër muaj vonesë është përuruar sot Konvikti numër VIII në Qendrën e Studentëve në Universitetin e Prishtinës. Objekti me 155 dhoma me kapacitet 350 shtretër tashmë ka akomoduar studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Studentëve (QS), Fatmir Sfishta tha se me këtë konvikt numri i studentëve të akomoduar në konvikte të kësaj qendra arrinë në 4 mijë.
“Është i treti me radhë i financuar nga MAShT. Në këtë konvikti në Qendrën e Stundetëve banjonë 4 mijë studentë. Kushtet e oftuara do të ndikojnë në studime”, tha ai.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë (MAShT), Shqyqiri Bytyçi tha se investimet e tilla për kushte më të mira për studentët do të vazhdojnë.
“Ky konvikt tregon se jemi të angazhuar dhe zotuar të shtojmë kapacitetet e banimit sepse po ofrojnë kushtre të mira të banimit dhe me çmime të volitshme. Përkundër problemeve me buxhet ne nuk do të ndalemi të krijojmë kushte më të mira për studentët”, u shpreh ai.
Ndërtimi i objektit dhe inventarizimi i tij cilësua se është bërë me standarde të larta.
Ky konvikt që kushtoi 1.5 milionë euro ofron edhe qasje për personat me nevoja të veçanta në dhoma të caktuara për ta. Përveç, kësaj objekti ka leximore, bibliotekë e hapësira për rekreacion, ku studentët mund të relaksohen me biliardo, ping-pong apo pikado.
Mirëpo, këto hapësira rekreative ende nuk janë funksionalizuar, ashtu si edhe bufetë.
Meshkujt e Fakultetit të Mjekësisë, në këtë konvikt janë vendosur në muajin janar, ndërsa ishin pranuar në muajin tetor, kur edhe ka filluar viti akademik.
