Featured
Me 18 muaj vonesë ndërhyhet në monumentin e rrezikuar në Prishtinë
Një vit e gjysmë pasi u cilësua si monument i rrezikuar e dhjetë muaj pasi u rrethua me shirita e rrethoja llamarine, institucionet e trashëgimisë kulturore kanë nisur ndërhyrjet në objektin në qendër të Prishtinës.
Ishte Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ajo që “Shtëpinë e Musli Hoxhës” në rrugën “Luan Haradinaj” e kishte futur në listën e monumenteve që paraqesin rrezik për kalimtarët.
Tashmë punonjësit e QRKT-së kanë vendosur skelet dhe pjesën ballore të shtëpisë dykatëshe e kanë përforcuar me shtylla të drunjta. QRKT-ja gjatë verës së këtij viti nuk ishte lejuar nga familja Hoxha që të realizonte ndërhyrjen. Por kësaj radhe kanë vendosur që të intervenojnë edhe pa lejen e familjes. Punimet kanë nisur në fillim të javës, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas këtij institucioni, kësaj radhe do të realizohet projekti i intervenimit emergjent për ta shpëtuar monumentin. Krejt puna planifikohet të rrumbullakohet me 7 mijë euro. Gjatë ditëve në vazhdim edhe pjesët e tjera të shtëpisë do të përforcohen me shtylla