Featured
Mbi 80 mijë euro për renovimin e barnatoreve të QKUK-së
Klinikat dhe repartet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të kenë barnatore më të mira. Kjo pasi së shpejti pritet të fillojë faza e tretë e renovimit i hapësirave të këtyre barnatoreve.
QKUK-ja tashmë ka përfunduar procedurat e prokurimit për këtë projekt, duke nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik fitues të tenderit. “Prishtina” Sh.P.K është kompania e cila ka arritur të fitojë kontratën për këtë projekt, në vlerë mbi 80 mijë e 560 euro, raporton Ndërtimi.info.
Për këtë projekt, për të cilin QKUK-ja kishte planifikuar 119 mijë e 140 euro, ishin pranuar shtatë tender, ndërsa pesë prej tyre ishin vlerësuar si të përgjegjshëm. Nga të gjithë operatorët ekonomik çmimi më i lartë i ofruara për realizimin e këtij projekti ishte 108 mijë e 375 euro.




