Connect with us

Trashëgimia

Mbi 30 kandidatë për anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore

Published

on

Janë mbi 30 kandidatë që ia kanë mësyrë të bëhen anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Kuvendi i Kosovës do të përcaktojë se kush do të jenë 7 anëtarët e ardhshëm të këtij organi. Por kësaj radhe ka ndryshuar procesi i dërgimit të emrave të kandidatëve në Kuvend.

Përderisa më 2015 ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ia kishte propozuar Kuvendit të Kosovës emrat e kandidatëve për këto pozita, kësaj radhe vetë KKTK-ja ka hapur konkurs. Janë 36 veta që nëpërmjet konkursit, i cili ka qenë i hapur deri më 20 qershor, synojnë të bëhen anëtarë të këtij organi, i cili për sivjet ka 218 mijë euro buxhet prej të cilave 130 mijë euro janë paraparë për paga dhe mëditje.

Aplikacionet e kandidatëve kanë arritur në Komisionin parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sporte inovacion dhe ndërmarrësi. Komisioni për dy mbledhje radhazi e ka shtyrë shqyrtimin e tyre dhe ende nuk ka një afat për këtë. Pos që Ligji për trashëgimi kulturore nuk e përcakton se cila është procedura e arritjes së emrave të kandidatëve në Kuvend, institucioni legjislativ planifikon të emërojë anëtarët e KKTK-së pavarësisht se në anën tjetër ka nisur një proces i shuarjes së këtij organi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending