Aktuale
Mbi 3 milionë euro do t’i kushtojë Deçanit rruga në Bjeshkën e Strellcit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/decani.jpg)
3,222,959 milionë euro pritet t’i kushtoj Komunë së Deçanit vetëm një rrugë. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës në Bjeshkën e Strellcit të kësaj komune.
Kjo shumë e madhe, milionëshe, do të investohet në këtë bjeshkë për ndërtimin e rrugës me gjatësi mbi 14 kilometra.
Ky projekt është paraparë të përfundoj brenda 36 muaj muajve, por që varet nga mjetet në vitet në vazhdim.
Drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Ramë Melaj, në një përgjigje për Indeksonline ka treguar se çfarë përfshihet në këtë projekt.
“Në Projekt janë të përfshira këto pozicione: Zgjerimi, Gërmime, Mure mbrojtëse, depërtime, kanale kulluese, ura, sasia e xhavorit sipas kritereve teknike dhe asfaltimi”, ka thënë Melaj.
Melaj thotë se kjo rrugë ka rëndësi për zhvillimin ekonomik, për fshatrat e Strellcit të Epërme dhe të ultë.
“Ndërtimi i rrugës në fjalë ka rëndësi në zhvillimin ekonomik dhe atë në sektorin e turizmit dhe blegtori. Fshatrat te cilat e konsiderojnë si pronë të tyre tradicionale janë Strellci i Epërm dhe Strellci i Ultë”, ka thënë Melaj.
Ndërsa, ka theksuar se projekti është 36 muajsh, por që përfundimi i ndërtimit të rrugës varet nga alokimi i mjeteve në buxhetet e nivelit qendror në vitet në vazhdim.
Indeksonline ka siguruar projektin e rrugës për Bjeshkën e Strellcit, në të cilën janë të përfshira të gjitha fazat në detaje, si punët përgaditore, punët e dheut, zhavorrit, betonit, armimit, hidroizolimit, metale dhe testimet e nevojshme për realizmin e projektit.
Projekti
Ndër kërkesat e parashtruara nga Autoriteti Kontraktues, këtë rast komuna, për operatorët që aplikojnë është se duhen të kenë qarkullim financiar bankar me një vlerë të përgjithshme prej se paku 5 milionë euro.
Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 (tri) vitet e shkuara nga publikimi i njoftimit për kontratë në një vlerë prej jo më pak se 4,500,000.00€, ku minimum një projekte duhet të jenë zgjerim i rrugëve rajonale.
Në rast konsorciumi te OE ofertus lideri duhet të ketë të paktën 60% kontrata të natyrës së ngjashme. Vlera e sigurisë së tenderit është 32 mijë euro.
Ndërsa, afati i fundit për aplikim në këtë tender është data 25 e këtij muaji.
Në arsyetimin për tenderin për këtë rrugë, thuhet se rruga ekzistuese është e dëmtuar dhe vështirë e kalueshme, andaj ekonomia familjare e komunitetit të fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ultë varën shumë nga kjo rrugë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)