Featured
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët pa ndihmën e kondicionerit
Muajt e verës dine të jenë aq të nxehtë sa që shpeshherë mendojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër përveç ajrit të kondicionuar.
Përveç kostos së lartë të lartë të energjisë elektrike e cila do të na vije në fund, kondicionerët shtojnë sasinë e CO2 në apartamentin tone. Sipas Fondit Botëror për Natyrën (WWF- World Wildlife Fund) përdorimi i ventilator tavanorë në vend të kondicionerëve kursen deri në 300kg CO2 gjatë tre muajve të verës.
“Ndryshimi i klimës është një problem ekonomik, social, dhe mjedisor me pasoja në shkallë të gjerë ku të gjithë ne jemi pjesë e gjetjes së një zgjedhje. Ruajtja e energjisë është mënyra më efektive, më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme për të arritur reduktimin e gazeve serrë”, thekson Georgious Tragopulous Teknik i Efikasitetit Energjik të WWF-së në Spanjë.
Mbyllni perdet dhe uleni grillat e dritareve
Kjo bëhet gjatë orëve të mesditës për të mbajtur shtëpinë në hije, duke mos lejuar futjen e rrezeve brenda. Perdet e errëta janë më efektive se ato të tejdukshme. Deri në 30 përqind e të nxehtit vjen nga dritaret veçanërisht nëse ato janë të orientuara nga perëndimi apo jugu.
Freskojeni shtëpinë gjatë natës
Temperaturat bien gjatë natës andaj shfrytëzojeni këtë kohë. Gjatë natës leni hapur të gjitha dyert e brendshme për ta freskuar ajrin në shtëpi I cili është grumbulluar gjatë ditës. Më pas sigurohuni që keni mbyllur të gjitha dyer dhe grillat që dielli të mos bie në mëngjes.
Reduktoni burimet e ngrohjes
Shkyçni pasijet elektrike kur nuk jeni duke i përdorur. Janë më efikase llambat fluoreshente se ato inkandeshtne të cilat lirojnë nxehtësi.
Përdorni pëlhura të buta dhe të lehta për shtëpinë tuaj
Mbulesat e kolltukëve, shtretërve, këshillohet të jenë prej pambuku dhe mundësisht të bardha.
Shmangni avujtë
Evitoni gatimin, larjen e rrobave ose dushin gjatë orëve të nxehta të ditës. Në të kundërtën shtëpia do të mbushet avull dhe do të ngritën temperaturat. Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përdorni ventilatorët.
Mbajeni trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar
Për të qenë sa më të freskët sugjerohet konsumimi I shpeshtë i lëngjëve dhe I ujit me akull. Ose të vendosni peshqirë të ftohët në qafë dhe në kyqe.
You must be logged in to post a comment Login