Aktuale
Përfundon protesta e BSPK-së, për Ditën e Punëtorit

Me monton “1 Maji ndryshe” BSPK ka protestuar në kërkimit të përmbushjes së drejtave të punëtorëve. Në këtë protesë u bë thirrje për realizimin e disa kërkesave të punëtorëve, disa prej të cilave u paraqitën në disa pankarta.
Abedin Haxhiu, kryetari i Këshillit Organizativ të Protestës nuk u shpreh i kënaqur me numrin e protestuesve. “ Do të doja qe kjo pjesëmarrje të jetë më e madhe sepse po krijohet përahtypje se punëtorët po janë të kenaqur me pagat dhe kushtet që i kanë”, tha ai.
Avni Ajdini, kryetari i BSKP ka numëruar disa nga kërkesat e sindikatës, duke shtuar se realizimi i tyre ka mbetur vetëm premtim.
“Një numër sot punëojnë në ndërtimtari dhe nuk kanë pas guximin të na bashkohen në kërkesat tona. Tek ne kemi shumë kërkesa socaiale, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, paga minimale, duhet të nënshkruhet siguria në punë, të nënshkruhet vendimi për skema sociale. Kemi nje mal kërkesash, por kanë ngel në premtime e të cilat kërkojmë qe të hasin në vesh të duhur dhe persona të duhur, që në formë praktike të zbatohen. Për fat të keq shihet se gjerat janë në rregull, por cdo ditë bërtasim për pagën minimale. Sindikata ka kërku nga qeveritarët që kërkesat të mos ngelin në letër”, tha ai.
Ai, ka kërkuar që paga minimale të jetë 300 euro, me arsyen se shporta e qutetarit është ngirt, derisa ka kujtuar se në vitin 2017 është nënshkruar marrëveshja që paga minimale të jetë 250 euro, por që ende nuk po zbatohet, raporton Ndërtimi.info.
Ajdini ka bërë thirrje qe punëtorët t’i lajmërojnë shkeljet që u bëhen në vendin e punës. Mattia Lento, nga sindikatat UNIA, sindikata më e madhe e migrantëvr në Zvicrës, tha se punëtorët po kanë kufizime të lëvizin në zonën e Bashkimit Evropian.
“Nga një 1 prill 2010 migrantët e kthyer në Kosovë nuk marrim pensionet. Më shumë ka të drejtë kapitali dhe ndërmarrjet të lëvizin sesa punëtorët në hapësirën e BE. Gratë diskriminohen edhe në paga, kane trajtim jo të duhur në vendin e punës, ngacmim seksual”, tha ai. Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së KEK-ut, shprehi pakënaqësinë për përfshirjen në Ligjin e Punës. “ Çdo ditë punëtorët e Kosovën këndohen dhe vdesin në vendin e punës. Ne kemi kërkuar që KEK të mos jemi në Ligjin e Punës sepse nuk jemi punëtorë të administratës, por punëtorë të minierave”, tha ai.
Në fund të protestës pankartat e protestuesve u lanë para Qeverisë së Kosovës.
E protesta e BSPK nuk është e vetmja, e paralajmëruar të mbahet në kryeqytet. Edhe Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës do të mbaje protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në orën 12:00 për respektimin e drejtave të punëtorëve dhe krijimin e kushteve për punë të dinjitetshme.





