Ndërtim
Masat që lehtësojnë efiçiencën e energjisë në shtëpinë tuaj
Përdorimi i energjisë në ndërtesa është rritur në vitet e fundit për shkak të kërkesës në rritje të energjisë së përdorur për ngrohje dhe ftohje. Pa energji ndërtesa nuk mund të operojë apo të jetë e banuar.
Përmisimet janë bërë në izolim, ndriçim, ngrohje, ftohje dhe këto janë karakteristika të rëndësishme që ndihmojnë drejt arritjes së një ndërtese efikase të enegjisë. Efiçienca e energjisë do të thotë përdorimi i sasisë minimale të energjisë për ngrohje, ftohje, paisje dhe ndriçim, sasi kjo që njëkohësisht është e nevojshme për të ruajtur kushtet dhe rehatinë në një ndërtesë.
Të ndërtosh një ndërtesë efiçiente presupozon projektimin, procesin e ndërtimit të ndërtesës së re të termoizoluar dhe izolimin e asaj ekzistuese. “Efiçienca e energjisë” nënkupton raportin në përqindje, të energjisë në dalje me energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjetik, që në rastin tonë është ndërtesa.
Përfitimet nga një ndërtim efiçient janë:
- Kursejmë energji dhe si rrjedhim para në faturat tona të energjisë.
- Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës.
- Jetë më të gjatë të ndërtesës.
Kontribut në mbrojtjën e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis.
Masat që duhen marrë për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesa janë:
- Termoizolim i ndërtesës
- Dyert dhe dritare dopio xham
- Elemente mbrojtëse nga dielli
- Ngrohje qëndrore
- Përdorim i burimeve të rinovueshme të energjisë në ndërtesë
Humbjet për transmetim nga pjesa mbështjellëse e ndërtesës janë:
- Muret
- Dyshemeja
- Çatia
- Dritare, dyer
Termoizolim i ndërtesës
Duke pasur parasysh që humbjet më të mëdha të nxehtësisë shkaktohen nëpërmjet strukturave rrethuese të ndërtesës atëherë dhe masat për reduktimin e saj merren duke vendosur në to shtresë termoizoluese. Termoizolimi i ndërtesave bëhet me materiale me veti termoizoluese të larta (me koeficient të përcjellshmërisë termike ë=0.029-0.044 Ë/moK). Disa nga materialet më të përdorshme në termoizolimin e ndërtesave janë polisteroli, panelet me pambuk minerali ose xhami. Kosto për termoizolimin e një ndërtese të re sillet 1.5 % ÷ 2 % e kostos totale për ndërtimin e saj.
Dritaret
Dritaret janë një element shumë i rëndësishëm i pjesës së jashtme mbështjellëse të ndërtesës që mundëson ndriçimin e hapësirës së brendshme. Humbjet nga dritaret klasifikohen në humbje për transmetim dhe humbje për ventilim. Po ti shtojmë humbjeve për transmetim ato për ventilim del se nga dritaret humbet më shumë se 50% e humbjeve totale të nevojshme për ngrohjën e ndërtesës. Humbjet e nxehtësisë ndodhin përmes kornizës së dritarës dhe xhamit të saj njëkohësisht .Preferohet të aplikohen dritaret me dopio xham dhe kornizat e dritarëve, pavarësisht nga materiali me të cilën ato janë bërë duhet që të shmangin urat termike, të mundësojnë hapjen e thjeshtë dhe duhet të ketë një transmetim të ulët të nxehtësisë.
Elementët mbrojtëse nga dielli
Fitimet e nxehtësisë diellore luajnë një rol të rëndësishëm në bilancin energjetik të ndërtesës. Për të arritur mbrojtjën efektive nga rrezet diellore janë përdorur këto zgjidhje:
- Arkitektura e ndërtesës: orientimi, ngjyra e fasadës, bimët dhe pemët, ballkone me mbulesë, etj;
- Elemente të jashtme të mbrojtës diellore: të luajtshme dhe të paluajtshme si tenda dhe grila;
Elemente të brendshme të mbrojtjës diellore: grila, perde etj
Zgjedhja e përshtatshme e ngrohjës, ventilimit dhe sistemit të ajrit të kondicionuar (HVAC) në ndërtesa varet nga nevojat dhe karakteristikat e zonës ku është vendosur ndërtesa dhe natyrisht nga kërkesat e banuesve të saj
Përdorimi i burimeve të rinovueshme të emergjisë
Burimet e rinovueshme më të përdorura në banesat tona janë: energjia diellore biomasa. Përdorimi i një paneli diellor me sipërfaqe 3-4m2 të instaluar në tarracën/çatinë e ndërtesës për ngrohjën e ujit sanitar kursen energjinë e përdorur për këtë qëllim më shumë se 60% të saj.
You must be logged in to post a comment Login