Aktuale
Marrëveshje për vendkalime në kryqëzimet e rrugëve me hekurudhat në linjën Fushë Kosovë-Pejë

Për kryqëzimet e rrugëve me hekurudhat të cilat edhe sot shkaktojnë aksidente të shumta, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me Infrakosin që kësaj problematike t’i bëhet zgjidhje duke siguruar vendkalime apo edhe nënkalime.
Me buxhetin e ndarë nga Ministria e Infrastrukturës është vendosur që prioritet t’i jepet linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë, pasi që siç thonë zyrtarë të Infrakosit tanimë për linjën kryesore Hani i Elezit-Leshak me anë të investimeve të Qeverisë dhe BERZH-it janë siguruar të gjitha vendkalimet e mundshme.
Në mungesë të buxhetit një investim si ky nuk ishte i mundur kohë më parë. Në takimin e nënshkrimit të marrëveshjes është bërë e ditur që një lloj i kësaj marrëveshje po bëhet për herë të parë që nga paslufta.
“Kryqëzimi i rrugëve me hekurudha na kanë shkaktuar probleme dhe po vazhdojnë me na shkaktojnë. Ne nuk kemi arritur më parë që t’i mbrojmë në mungesë të buxheti dhe shpesh herë edhe në mungesë të vizionit. Nuk është një buxhet shumë i madh që po ndahet por është një buxhet i cili do të shpëtojë jetërat e njerëzve ne me këtë synojmë që të eliminojmë aksident me fatalitet. Kemi vendosur që prioritet t’i japim linjës Fushë Kosovë -Pejë sepse ne aktualisht jemi duke planifikuar në linjën kryesore Hani i Elezit-Leshak falë investimeve të Qeverisë BERZH-it dhe donatorëve tjerë dhe bashkë me Qeverinë po e impelmentojmë projektin dhe aty do të kemi në paketë të gjitha vendkalimet e mundshme të siguruara”, tha zyrtari i Infrakos.
Duke siguruar vendkalimet në hekurudhat po synohet që të evitohen edhe aksidentet e shumta që po ndodhin në vend.
Për këtë i pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur se ministria që ai drejton kanë marr për obligim që të krijojnë standarde në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, sinjalistikën dhe ndriçimit.
“Sa i përket hekurudhave në vizionin tonë dhe politikat zhvillimore tonat e kemi që të ndihmojmë dhe për herë të parë bëhet një marrëveshje që do të parandaloj apo preventive që të mos shkaktohet aksidente për mosveprimin tonë dhe sot jam i lumtur që bëmë një marrëveshje mirëkuptimi. Me ju që me të vërtetë kanë impakt pozitiv tek qytetarët për bartjen e buxhetit dhe nisjen e procedurave për sanimin e gjendjes dhe pikave të dobëta që të përmirësohen me nënkalime në hekurudha”, tha Lekaj.
