Aktuale
Marrëveshja me Bechtel-Enka, për të cilën u përplasën Zharku dhe Lekaj

Është diskutuar për 53 milionë eurot, që Qeveria e Kosovës detyrohet t’ia paguajë kompanisë “Bechtel-Enka”, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.
Ish-ministrit i Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe “Bechtel-Enka” kanë bërë marrëveshje të mëvonshme për shpenzimet për autostradën.
Një gjë të tillë e ka mohuar ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Lekaj në emisionin Pressing ka thënë se nëse vërtetohet se ka marrëveshje mes Qeverisë e “Bechtel-Enka”, do t’i marrë përgjegjësitë vetë.
Gazeta Express ka siguruar marrëveshjen të cilës i është referuar Zharku në “Pressing”. Çfarë thuhet aty?
Neni 3, pika 4, e kësaj marrëveshjeje, thotë se “zgjatja e Kohës për Përfundimin bëhet me kërkesë të Punëdhënësit dhe në përputhje me Nën-klauzolën 8.4 (c) [Zgjatja e kohës për përfundimin] dhe 3.5 [Përcaktimet] e Kontratës”.
“Kostoja shtesë prej 14.778.654.87 eurosh ndaj Çmimit të Kontratës për zgjatjen e Kohës për Përfundimin është e parevokueshme dhe e pakushtëzuar dhe nuk llogaritet kundrejt rritjes prej dhjetë (10) për qind ndaj Çmimit të Kontratës që lejohet: (i) për punë shtesë, siç parasheh Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, dhe (ii) sipas Klauzolës 14.1(c) të Kontratës, pasi që nuk përbën Ndryshim”, parasheh më tej neni 3, pika 4 e marrëveshjes.

