Arkitekturë
Marlon Blackwell fiton Medaljen e Artë të AIA 2020
Instituti Amerikan i Arkitektëve, FAIA, njoftoi se Marlon Blackwelldo të marrë Medaljen e Artë të vitit 2020, nderin më të lartë të organizatës që njeh “një individ, puna e të cilit ka pasur një ndikim të qëndrueshëm në teorinë dhe praktikën arkitekturore”, sipas në një njoftimi për shtyp të AIA-s.
Lindur në Gjermani, Blackwell i përfundoi stumidet bachelor në arkitekturë në Universitetin Auburn dhe masterin në arkitekturë në Universitetin Siracuse në Siracuse, Neë York. Në vitin 2000, Blackwell themeloi studion e tij “Marlon Blackëell Architects”, duke e përqendruar punën e tij në Arkansasin Veri Perëndimor. Ai është profesor i dalluar në Shkollën e Arkitekturës dhe Dizajnit Fay Jones në Universitetin e Arkansas.
Gjatë 20 viteve të fundit, studios së Blackwell i janë dhënë 20 çmime kombëtare dhe 14 ndërkombëtare të projektimit, përfshirë Çmimin Kombëtar të Dizajnit “Cooper Hewitt”. Në 2017, ai mori Medaljen e Artë të E. Fay Jones nga AIA Arkansas. Në 2018, ai u përfshi në Akademinë Kombëtare të Dizajnit në 2018 dhe u zgjodh si Arkitekti “William A. Bernoudy” në Rezidencë në Akademinë Amerikane në Romë.
Projektet e njohura të Blackwell përfshijnë Klinikën Pediatrike “Harvey” në Rodgers, Ark. (2017), Kishën Ortodokse “Shën Nicholas” në Fayetteville, Ark. (2012), dhe Qendrën e Dizajnit “Steven L. Anderson” dhe “Vol Walker Hall” në Universitetin e Arkansas në Fayetteville, Ark. (2013).
“Çdo dizajn i Marlon Blackëell është një mësim i ri në aftësinë transformuese të arkitekturës për të zbuluar veçantinë e çdo toke dhe për t’i dhënë kuptim çdo programi, për të arritur një qartësi shprehëse në forma të forta dhe të thjeshta,” shkroi Julie V. Snoë, AIA, në një letër që mbështet emërimin e Blackwell.
Juria për Medaljen e Artë të AIA-s 2020 u kryesua nga Kelly Hayes-McAlonie, FAIA, drejtore e planifikimit të kampusit në Universitetin e Buffalo, New York, dhe përbëhej nga Emily Grandstaff-Rice, FAIA, bashkëpunëtore e lartë në Arrowstreet në Sommerville, Mass, Norman Foster, Hon. FAIA, themelues i Foster + Partners në Londër, Marsha Maytum, FAIA, drejtori themelues i LMS në San Francisko, Takashi Yanai, FAIA, partner në Ehrlich Yanai Rhee Chaney Architects në Culver City, Kaliforni, Scott Shell, FAIA, drejtor në EHDD në San Francisko, Melissa Harlan, AIA, arkitekte në Kiku Obata & Co. në St. Louis dhe Maurice Cox, ish drejtor i planifikimit për Qytetin e Detroit.