Connect with us

Aktuale

Markimi për produktet e ndërtimit në Kosovë nevojë urgjente

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) fton kompanitë kosovare të produkteve të ndërtimit që të punojnë më tepër për posedim të markës CE për produktet e tyre.

“Vlera e shtuar e maskimit CE është që të gjitha vendet e BE-së duhet të lejojnë shitjen e produkteve të ndërtimit që mbajnë markën CE. Kjo do të thotë që autoritetet publike nuk mund të kërkojnë ndonjë markë ose certifikatë shtesë, e po ashtu jo më shumë testime shtesë. Prandaj kompanitë prodhuese ose distributorët e produkteve janë në gjendje të tregtojnë produktin në çdo vend evropian me të njëjtin dokumentacion. Së bashku me Deklaratën e Performancës kjo gjithashtu do të ndihmojë klientët dhe përdoruesit përfundimtarë të kontrollojnë performancën e produktit dhe ta krahasojnë atë me produkte të tjera në të njëjtën qasje teknike. Kur prodhuesi, vendos markën CE në një produkt kjo do të thotë që kompania është duke siguruar që performanca e produktit që po shitet është e njëjtë me atë që deklarohet dhe se është marrë duke përdorur specifikimet teknike të duhura evropiane”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Trans pozimi i CPR-së 305/2011 është në fazën finale (aktualisht në lexim të dytë) dhe si e tillë gati ka kaluar të gjitha procedurat për miratim final nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Megjithëse, Kosova nuk ka trupa notifikuake meqenëse nuk është anëtare e BE-së, si lehtësim për produktet e ndërtimit kosovar, parashikohet të kemi trupa të emëruar për vlerësim të konformimtetit, të cilët do të emërohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Aktualisht ekzistojnë 11 laboratorë testues për materiale e ndërtimit të akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës. Projektligji për produktet e ndërtimit, përmban tri mënyra me të cilat produkti mund të tregoj përputhshmërinë me kërkesat e këtij ligji, si në vijim: përdorimi i shenjës CE – shënjimi CE aplikohet atëherë kur vendi i destinacionit të produktit e kërkon një gjë të tillë, por mund të aplikohet edhe për produktet në tregun e Kosovës,përdorimi i shenjës së konformitetit të Kosovës aplikohet në rastet kur prodhuesi përmbush kërkesat për vendosjen e saj, të përcaktuara në këtë ligj, apo shenjën tjetër ekuivalente të konformitetit sipas marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare,vendosja në tregun e Kosovës së produkteve ndërtimore duke zbatuar dispozita tjera përveç atyre të kërkuara për shenjën CE apo shenjën e konformitetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Sipas OEK-ut markimi CE përmban disa informacione thelbësore rreth produktit dhe siguron një lidhje me dokumentet e tjera shtesë të cilat gjithashtu përmbajnë informacione të rëndësishme. Pajisja me CE markë jo vetëm që konsiston në vendosjen e etiketës tek produkti, nga ana tjetër prodhuesit duhet të kryejnë shumë detyra për të përfunduar procesin e shënjimit të markës CE.

“Prodhuesi ose përfaqësuesi i kompanisë është përgjegjës për vendosjen e markës CE. Vendosja e simbolit tё markës CE duhet të jetë në përputhje me Direktivën 93/68/EC dhe të tregohet mbi produktet, paketimin ose dokumentin komercial shoqërues. Ka një numër parimesh dhe kërkesash që aplikohen në informacionin e dhënë bashkë me simbolin e markës CE si ai duhet të përfshijë emrin e prodhuesit,ai duhet të përfshijë: numrin unik të identifikimit të çertifikimit (produktit ose FPC) për produktet nën kuadrin e sistemit tё vërtetimit tё konformitetit 1+, 1 dhe 2+, dy shifrat e fundit tё vitit kur është vendosur simboli i markës CE dhe numrin e çertifikatës së konformitetit; ai duhet të përfshijë numrin e standardit Evropian të produktit dhe një përshkrim të produktit (të tillë si emri i përgjithshëm, materialet, dimensioni dhe përdorimi final),ai do të japë (gati në të gjithë rastet), informacionin e pёrformancës për të gjitha karakteristikat për të cilat prodhuesi dëshiron të deklarojë një vlerë, dhe NPD për të tjerat,nuk ka aktualisht rregulla se në cilën gjuhë duhet të jepet informacioni i markës CE.  Megjithatë, meqenëse informacioni duhet të jetë i kuptueshëm për autoritetet zbatuese të ligjit nё treg në vendin e destinacionit (dhe vetëm nëse prodhuesi ose është i sigurte që ekziston një gjuhë e vetme, si anglishtja, qё kuptohet, ose simboli apo sistemi i përcaktimit qё përdoret, nuk kërkon përkthim), prodhuesi rekomandohet të konsiderojë përdorimin e gjuhës ë vendit të destinacionit”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Benefitet e kompanive janë të mëdha pas shënjimit të markës CE, duke ndikuar kështu në depërtim më të lehtë në tregjet e BE-së dhe përafrim me vlerat evropiane në fushën e sigurisë së produkteve të ndërtimit.

Oda Ekonomike e Kosovës apelon tek bizneset vendore që të kuptojnë rëndësinë e ndërkombëtarizimit të ndërmarrësisë vendore e në veçanti përmbushjen e normave dhe kritereve të kërkuara për prodhimet ‘’ Made in Kosova ’’ me qëllim të shfrytëzimit të mundësive që ofron MSA si dhe Marrëveshjet të tjera ndërkombëtare. Përmirësimi i bilancit te pagesave është i një rëndësie.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending