Connect with us

Aktuale

Malterre-Barthes: Biblioteka Kombëtare si një “Kullë Eiffel”

Published

on

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” është një nga objektet identifikuese të Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Por, ky objekt tani po vlerësohet po aq sa Kulla Eiffel në Paris.

Agnesa Sejdiu

Këtë vlerësim e ka bërë arkitektja nga Franca, Charlotte Malterre-Barthes, në një intervistë për Ndërtimi.info.

Malterre-Barthes, e cila po merr pjesë në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë, ndër të tjera  ka folur edhe për planifikimin urban të Prishtinës, ka treguar se me cilin qytet ka ngjashmëri Prishtina dhe pse, si dhe folur edhe për ndërtimin e  Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Ajo, ditën e djeshme foli para publikut kosovar rreth planeve urbanistike dhe shfrytëzimit të hapësirave periferike për ndërtime urbane. Nga eksperienca e saj si arkitekte, urbaniste dhe dijetare bashkëkohore, ajo shfaqi disa shembuj të planeve si të shtëpive individuale ashtu edhe të blloqeve banesore të cilat ishin më se të zakonshme në Kajro.

Ajo si fillim nuk la pa përmendur objektin e Bibliotekës Kombëtare, të cilën e quajti “një bekim për Prishtinën”.

“Nga ajo që kam parë deri më tani, mendoj që Prishtina ka një identitet shumë interesant, ka disa ikona siç është ajo e bibliotekës (kombëtare) e cila është një shenjë nga një periudhë e caktuar kohore kur arkitektura ishte përdorur për të krijuar një objekt nacional dhe mendoj se ajo është një “bekim” për Prishtinën e cila mund të konsiderohet si një Kullë Eiffel”, tha ajo.

Gjithashtu, vëmendjen e saj ajo thotë se e kanë tërhequr edhe ndërtesat dhe shtëpitë përreth bibliotekës, të cilat i quan një kombinim interesat i betonit dhe bllokave. Ndërsa për planin urbanistik, ajo thotë se nuk është dhe aq i rregullt.

“Pastaj kemi ndërtimet e reja, të cilat janë në ndërtim e sipër dhe me gjase më problematiket, pasi në një mënyrë apo tjetrën, ato disi flasin për vështirësitë që ka populli në kuptimin e vetë-vlerësimit. Mendoj se ekziston një shenjë që urbanizmi nuk është një disiplinë e marrë shumë seriozisht në mënyrën se si qyteti është zhvilluar” ka thënë Barthes.

Duke folur për gjërat për të cilat Prishtina mund të identifikohet, ajo nuk la pa përmendur edhe mbindërtimet, për të cilat tha se mund t’i hasësh kudo rreth qytetit dhe sipas saj, mundësitë janë të mëdha që ato janë ndërtuar pa leje dhe pa siguri maksimale.

Megjithatë, ajo ka treguar edhe për ndërtesat e vjetra të qytetit të cilat ajo i konsideron si mjaft të bukura për t’u shikuar.

“Unë gjithashtu isha në periferi të qytetit dhe pashë ndërtimet e shumta që ishin duke ndodhur aty. Kishte mjaftë ndërtesa të cilat dominohen nga materiale si betoni dhe bllokat, të cilat mund të identifikohen lehtë pasi që pjesa më e madhe janë ende të pa suvatuara. Pastaj pashë shembuj të atillë ku një njeri blen një tokë për ta ndarë atë në disa pjesë që të mund të ndërtojë shtëpi të vogla për anëtarët e tjerë të familjes” tregoi Malterre-Barthes.

E pyetur nëse kishte parë ngjashmëri midis Kairos dhe Prishtinës, pasi që kishte mjaftë eksperiencë atje, ajo tha se është e vështirë të gjesh shumë elemente të përbashkëta.

“Kosova ka një komponent religjioz që është i ngjashëm me atë të Egjiptit, por mendoj se ngjashmëritë nuk janë aq evidente. Një nga ngjashmëritë më të mëdha është përzgjedhja e materialeve, bllokut dhe betonit. Dhe arsyeja pse mund ta dish këtë është sepse shumica e ndërtesave janë të pa suvatuar, si shkak i mungesës së buxhetit, gjë për të cilën njerëzit edhe mund të presin, për t’i suvatuar ato më vonë, kështu ndodh edhe në Egjipt, njerëzit nuk i suvatojnë shtëpitë e tyre përderisa nuk kanë për t’i shitur apo lëshuar me qera ato” u shpreh ajo.

Si ngjashmëri tjetër ajo ka potencuar mbindërtimet, me gjithë faktin se nuk ishte e sigurt se cila është arsyeja kryesore mbrapa mbindërtimeve në Kosovë, ajo tregon se në Egjipt ato ndodhin me raste të zgjerimit të familjes, zakonisht për të krijuar një shtëpi të re për një anëtar.

Për praninë e saj në festival ajo ka thënë se është mjaft falënderuese për ftesën të cilën e kishte pranuar me kënaqësi, por ardhja e saj këtu ishte e lidhur ngushtë me interesimin e saj për të eksploruar regjionin.

Rreth ndikimit të politikës në të menduarit e arkitektëve ajo është shprehur se politika duhet të ketë një impakt dhe rol të rëndësishëm në atë se si vepron një arkitekt.

“Mendoj se dimensioni politik i arkitekturës është i lënë pas dorë në të shumtën e kohës, në përgjithësi mendoj se arkitektët pretendojnë të jenë më shumë në anën kapitale dhe mendojnë më shumë për të ardhurat, por mendoj se ekziston një aspekt i arkitekturës që është më shumë si një agjenci politike që nuk përdoret.” ka thënë ajo.

Për një nga projektet më të mëdha dhe më të përfolur, atë të ndërtimit të Xhamisë së Madhe, Malterre-Barthes tha se ekziston gjithmonë një dyshim për ngritjen e objekteve të mëdha fetare.

“Mund të marr shembullin e ndërtimit të Xhamisë në Marsei të Francës. Mendoj se ndërtimi i objekteve fetare do të përçojë sinjale, dhe varet nëse shteti i Kosovës, apo populli në përgjithësi dëshiron të përcjellë sinjale të tilla. Pastaj duhet të shqyrtohet edhe vendi i ndërtimit. Nëse Xhamia do të ndërtohet ne qendër të qytetit ajo do të bëhet një pikë referuese për qytetin, nëse do të ndërtohet në periferi, do të bëhet ikonë për njerëzit qe jetojnë në atë pjesë. Një projekt i tillë i ndërtimit të një Xhamie në Marsei ka qëndruar në tavolinë për 20 vjet dhe nuk është ndërtuar sepse komuna është krejtësisht kundër, sepse është një sinjal i cili thotë se myslimanët janë të mirëseardhur, ndërsa partitë politike nuk e përkrahin këtë” ka treguar Barthes.

Si zgjidhje të këtij problemi ajo ka treguar se ndërtimi i objekteve fetare nuk mund të jetë kurrë fetar dhe se ajo duhet të lihet në dorën e popullit, nëse populli e dëshiron apo jo ndërtimin e objekteve të tilla.

“Mendoj se do të duhej të kishte një referendum, për ndërtimin apo jo të xhamisë, ku do të pyesnin njerëzit nëse duan apo jo të ndërtohet xhamia”.

Si përfundim ajo kishte një këshillë për arkitektët e rinj duke thënë se arkitektura është një profesion i cili mund të japë shumë drejtime, jo patjetër të gjithë do të duhet të punojnë në zyra dhe praktika të ndryshme apo jo të gjithë do të nisin kompanitë e tyre, prandaj duhet t’i marrin gjërat me ngadalë dhe të besojnë në aftësitë e tyre./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending