Aktuale
Majlinda Kelmendi lë politikën mbrapa dhe pret shiritin e segmentit të ri në “Arbën Xhaferi”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/25991186_10212359940447763_2096871973_o-1.jpg)
Zyrtarisht në fshatin Bibaj të Ferizajt, është hapur për qarkullim segmenti i dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin.
Në ceremoninë e inaugurimit e këtij segmenti, shritin e të cilit e preu kampionja e xhudos, Majlinda Kelmendi, u konsiderua se kjo autostradë është një nga sukseset e mëdha të Kosovës dhe dëshmi për infrastrukturë euro-atlantike, shkruan Ndërtimi.info.
I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
E, duke qenë se muaj më parë gjatë punës në këtë autostradë gjeti vdekjen punëtori Tafil Tafllari, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime për së afërmi kolegëve të tij.
Ai, ka thënë se kjo rrugë është dëshmi se për infrastrukturën euroatlantike në Kosovë, duke shprehur bindjen se e tërë autostrada do të përfundojë vitin e ardhshëm.
“Shumë punë, angazhim për standarde dhe infrastrukturë euroatlantike dhe sot jemi dëshmitar që kjo po ndodhë. Jam i bindur që vitin që po vjen kjo rrugë do të përfundojë”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa, presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë projekt infrastrukturor e ka quajtur projekt të ëndrrave që tashmë sipas tij po bëhen realitet.
“Sot është kënaqësi e veçantë, e jashtëzakonshme. Një përpjekje kjo e kamotshme, e punës së përbashkët, angazhim serioz, e zotimit tonë për qëlliminn dhe vizionin euro-atlantik. Ky është projekti i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane, është projekt i ëndrrave që kemi pasur e që po bëhen realitet”, ka thënë presidenti”, ka theksuar presidenti.
Në anën tjetër, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj derisa ka falënderuar dhe lavdëruar punën e “Bechtel – Enka”-s, punëtorë i të cilës ishte edhe i ndjeri Tafil Tafallari, ai këtë ngjarje e ka konsideruar sukses të dytë, pas nënshkrimit të kontratës për termocentralin “Kosova e Re”.
“Nuk ka diçka më të mirë se kur bashkohemi për të mirën e vendit dhe për një sukses. Kjo është dëshima më e mirë se ne jemi zotuar në të mirë të vendi. Diçka që është e veçantë falënderoj ‘Bechtel Enka’ që me standarde po i kryen punët dhe kjo është dëshmi se Kosova ka vend për kompanitë serioze. Kosovën e presin edhe shumë punë. Ky është sukses i dytë, pas suksesit të parë para disa ditësh që është nënshkruar kontrata për termocentralin “Kosova e Re”, ka thënë Lekaj.
Gjithashtu, në këtë ceremoni prezent ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, ministra e deputet të Kosovë dhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Ndërkaq, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është e gjatë rreth 60 kilometra dhe kap vlerën prej afër 600 milionë eurosh./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)